Flash News

KRYESORE

“Zgjedhjet një anëtar një votë”, Basha: Model i jashtëzakonshëm që s’ka ndodhur më parë në Shqipëri

“Zgjedhjet një anëtar një votë”, Basha: Model i

Pas takimit me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan, kryedemokrati lulzim Basha u shpreh se PD po avancon në rrugën e saj për demokratizimin e PD.

“Partia Demokratike pavarësisht sistemit zgjedhor që do të ketë Shqipëria do t’i zgjedhë kandidatët e vetë për deputet duke përfshirë gjithë anëtarësinë me sistemin një anëtar një votë”, u shpreh Basha. Ai shtoi më tej se ky është një hap i jashtëzakonshëm që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri dhe në Ballkan.

“Kjo i shërben transparencës, llogaridhënies brenda partisë. Normat e Europës janë transparenca dhe llogaridhënia. Ne e nismim nga brenda partisë si model se ky do jetë modeli ynë i qeverisjes dhe në vijim. kandidatët tanë do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi jo vetëm sa i përket integritetit moral por dhe nevojave për t’iu përgjigjur interesave të popullit. Mmodernizim i PD deri në fund dhe ata që do të përfitojnë do jenë jo vetëm anëtarët e PD port dhe qytetarët shqiptarë”, u shpreh kryedemokrati Basha.

https://politiko.al/kerkesa-per-tryeze-me-ramen-basha-ska-asnje-mosperputhje-mes-qendrimeve-te-pd-dhe-koalicionit-opozitar/

Të fundit