Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Astrit Cani
Fitore e Pirros ka mbetë si shprehje prej vetë luftnave që bani Burri në çizme dhe shënjon nji fitore me hak njerzor aq të naltë sa i bjen me vye pothuejse baras me nji humbje. Por nse kjo fitore nuk asht fitore e vërtetë, të paktën lufta ishte e vërtetë dhe me logjikën e Napoleonit “disfatat e sodit na vyejnë për fitoret e motit”. Po fitorja e Ramës çar tip fitorje asht? Fitore e pagueme ka me thanë dikush. Në nji vend ku njerzit blejnë shkollën, blejnë vendin e punës, e pra, blejnë vendin e tyne në shoqni, asht normale që fituesi me ble votën. Korrupsioni asht filozofi jetese. I vetëdijshëm për ktë, Rama e deklaroi fitoren pa fillue numrimi. Fakti që mbas numrimit mandej po fillon me mendue për programin, don me thanë, a fortiriori, se mendon me garantue edhe fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, jo falë realizimit të ndoj premtimi, por prej faktit, se thelbi i program të tij asht pushteti. Ksodore, Rama, përuron modelin e ri të liderit, që mban premtimin që i ka ba vetes.
Te “Arti i luftës” Sun Cu thotë se “lufta në fillim fitohet, mandej luftohet”, tue e përmbysë çdo ide apo pseudo-ide demokratike që dikush mundet me pasë mbi luftën, kjoftë ajo spartane apo spontane. Vetëm se Sun Cu nuk thotë kund që fitorja deklarohet mandej korret. Pra, kemi dy lloje fitoresh skajnisht të kundërta: fitoren e Pirros, dhe fitoren simbas Sun Cusë. Pra fitoren e nji prijësi (Pirro, Skenderbeu a të tjerë), dhe fitore e nji Perandori (si Shih Huang Ti, apo Bushët babë e bir). Ku mundemi me e vnue nji fitore të tipit Rama-dy? Sigurisht, ma afër fitores formale, alla Sun Cu, çka e ban tashma Ramën pretendent për perandor.
E vërteta asht, se nuk qeverisemi prej personash, por prej vetë mnyrës sonë të jetesës. Ata që fajsojnë, p.sh., Berluskonin për katrahurën italiane të 30 vjetve të fundit, harrojnë se berluskonizmi si stil jetet nuk u shpik prej tij, por ndoshta plasi sheshit falë tij si stil a mendësi mbisunduese. Stili shqiptar i jetës, asht gjithmonë i ndamë: këtu dhe jashtë. Kjo ndamje ka mbetë funksionale qysh me ramjen e diktaturës. E cila, ç’asht e vërteta, ra për arsye mbikombëtare, ma shum se për shkak të ndonji nisme të mbrendshme të shqiptarëve. Kjo nuk don me thanë që duhet zbehë merita e atyne të rijve e të rejave që e patën në gjak idealin e lirisë. Vetëm se kjo lëvizje u neutralizue pa marrë dimensionin e vet politik, nga vetë nomenklatura e vjetër e transformueme. Në këtë mnyrë, klasa e vjetër e aparatçikve garantoi paprekshmëninë e vet dhe kulti i vjetër i personalitetit të diktatorit, u zëvendsue me kultin e personalitetit të kreut të PD-së, teksa tokëzimin mes dy kulteve e bante kulti i personalitetit të shkrimtarit I. Kadare, i cili, me të ardhë demokracia, u kthye në dimensionin e tij të vërtetë, atë të ndërgjegjes së rrejshme. Por le t’i kthehemi stilit të jetesës.
Publikja dhe privatja nuk kanë pasë ndojherë peshë, rol apo funksion social të përcaktuem kjartë te ne, mija vjet pa shtet tonin. Me shpronsimin total (metafizik, ekonomik, zakonor, deri edhe gjuhësor) të shqiptarëve, komunizmi ynë, arriti me i likuidue të dyja kto kategori të paftillueme, me anë të përvendosjes së kategorisë së kolektives. Ktë kategori, kanë ditë me e shfrytëzue shum mirë, të gjitha polet fiktive të politikës tonë. Ndryshimi psikologjik mes publikes dhe kolektives asht ky: publikja i bindet vetëdijes, kolektivja pavetëdijes. Funksioni i luftës së klasave, nuk ishte me zhdukë klasat, por me zhdukë publiken, tue i mbivendosë nji kolektive parafabrikat. Kjo ndodhi kryekëput në gjuhë.
Për me joshë nënvetëdijen kolektive, asgja s’ban ma shum punë se nji kult personaliteti. Kemi aktualisht kultin e vazhduem të personalitetit të Kadaresë, të cilit për së gjalli i kushtojnë institute dhe çmime, çka nuk ndodh me asnji shkrimtar në perëndim apo lindje, ngase asnjeni nuk asht aq koniunktural sa ai. Ky asht kulti-kolant, kulti-tutkall që shërben me njitë kultin-piedestal, atë të udhëheqësit, i cili në këtë rast asht Rama. Por teksa Berisha a Kadareja shfrytëzojshin boshllëkun publik me e mbajtë në spikamë kultin e tyne, pa qenë të gatshëm me nxjerrë gja prej xhepit, Rama asht i vetmi që shpenzon pare, për me mbajtë kultin e tij, dhe kryesisht kto shpenzime i ban me mediat e hueja, me muzeumet e artit kontemporan (oksimoron i pastër: edhe art, edhe kontemporan nuk ka se si); me konferencierët, me zarf-pagesat që ju jep figurave të riciklueme si laburisti T. Kjo e ban njiherit ma mondan dhe ma pak koprac se paraardhësit. Të paktën asht xhymert me paret e popullit. Në njifarë mnyre, kto investime, e bindin nënvetëdijen kolektive, dhe për me marrë votën mandej, mjafton nji investim i vogël në tregun e mbrendshëm të sovranitetit. Falë ktyne investimeve që ban “jashtë”, Rama fiton edhe virilitet diplomatik, dhe ngaqë ka kuptue se edhe politikanët perendimuer janë të bleshëm, jo vetëm trash zanin me kojshitë, porse kërcënon deri edhe shtetin amerikan, se në rast të zgjedhjes së Trumpit, ai dhe shteti që ai drejton, kanë me i ndërpré marrëdhaniet me Amerikën. Edhe qytetnim alien me qenë, në kjoftë se don me pasë punë me ktë planet, marrëdhaniet me Amerikën duhen të parat, besoj. Don apo s’don ti. Delir i çastit apo reminishencë e xhaxhit?! Harron kah ana tjetër, se në sofrat ndërkombtare, ku derrat janë me të vërtetë të egër, ai ka me qenë gjithmonë nji derr i butë, nji gic, dhe se tek ai, a kushdo kjoftë në vend të tij, pushtetet e vërteta kanë me pa’ gjithmonë indigjenin. Rrezikon si te Eyes Wide Shut, mos me ditë fjalëkalimin për të dalë, dhe i rroftë gjysma e 100-dollarshit mandej dhe taksisti që e pret jashtë. Harron se te orgjia masonerike, atij maksimumi mund t’i jepet ndoj rol onanist. Harron se në thelb, veç shqiptarët ka.
Me justifikue trafikun e milardave, kryeministri Rama, thotë në mnyrë të përsëritun se: po bëj shtet. D.m.th. ai po e pastron administratën nga nepotizmi, nga korrupsioni e me radhë. Nuk la shurrufull pa futë në administratë. Dhe falë ksaj, po konsolidoka strukturën e shtetit, çdo do t’i pruka dobi brezave në vazhdim. Por po ta shohim me kujdes, nocioni i shtetit që ka Edvini nuk asht hiç i largët nga nocioni i shtetit që kishin në komunizëm. Pra, nji shtet, ku sovrani asht i përjashtuem. Pra, nse shteti që ndërtuen bolshevikët ishte haptazi antidemokratik, ky që po ndërton neo-bolshevizma asht maspakut a-demokratik. Krenimi i tij kryesor asht policia e shtetit, të cilën e mori institucion të nëpërkambun dhe e bani institucionin ma të sertë. Se si mund të kryhet kjo, pa shkollimin profesional të efektivave të saj, veç ai e din. Mbas t’bames së policisë së shtetit, a thue po ia kande me ba shtetin policor? Ka dhanë shenja të kjarta edhe për ktë. Po për kë po e ndërtoka shtetin, kur shumica e shqiptarëve duen me ikë prej Shqipniet? Dhe kjo ndërkohë që ai, pa pikë turpi, kumton kthimin e emigrantave si pjesë programatike e politikës socialiste. Kah ana tjetër si socialist, nuk mund të mos krenohet me mungesën e sindikatave.
Pa mbajtje ane, mund të thomi se në mandatin e fundit të PD-së, të paktën azilkërkimi nuk ishte në nivelet e plagës sociale. Por pavarsisht të mirave që ndodhën nën regjinë e PD-së në mandatin e fundit, pikërisht n’ato vite, PS dhe LSI vunë atë pasuni që sot i lejon jo vetëm me ble votat në vazhdim, por ju jep arrogancën me marrë edhe simbolet. D.m.th. kriza e vërtetë asht se PD-ja nuk funksionon ma as në nivel simbolik, nivel i cili, në fakt asht ma i randsishmi, mbrenda dhe jashtë politikës.
Mbasi asht punue mirë me kolektiven, tue shantazhue fisin a klanin që ky ta shesë sovranitetin a thue se i tokon atij dhe jo popullit-sovran, çashtja e vazhdimsisë së pushtetit va da sé. Fundi i fundit, ato dy aspra që janë harxhue me ble fitoren, mund të rekuperohen dhe shumfishohen, falë përfitimeve të kohëzgjatjes së mandatit të ri. Në ktë logjikë, i bjen që PD-ja, e cila nuk paska hedhë kokërr leku me ble vota, jo vetëm s’i ka fitue me meritë ato vota që ka marrë, por i ka dhe qyl. Me nji performancë aq mediokre, edhe tepër i ka. Pra, jo vetëm që nuk kemi humbje të PD-së, por kemi fitore edhe të PD-së. Ndërkohë, falë manovrave nënparlamentare LSI-ja arriti me e ruejtë pozicionin e saj kërthizor në politikën e Tiranës dhe varet tashti prej manovrave parlamentare e mbiparlamentare, ku ka me zatetë për me mjelë lopën e tranzicionit shqiptar. Pra edhe LSI-ja ka fitue. Mirëpo te fitorja – victoria, asht e nënkuptueme që me pasë edhe të humbun – victis, që jep edhe ma së drejti në shqip, viktimën. At-herë meqë klasa politike fitoi e gjitha, kush humbi? Humbën partitë e vogla, por ata kanë luksin që nuk ekzistojnë, prandej s’patën si me humbë. At-hera i bjen që i vetmi që humbi në kto zgjedhje ishte populli. I falet, për shkak se ai nuk asht sovran.
*Studiues. Botuar fillimisht te Mapo.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38