Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, deputeti i PD-së: Janë manipuluar, të përsëriten

Ditën e enjte janë zhvilluar zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Historisë dhe  Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Që në nisje të tyre janë vërejtur parregullsi, ndërkohë që për këtë proces ka folur dhe deputeti demokrat Luciano Boçi, i cili kërkon përsëritjen e tyre për shkak se kandidatët, Sabri Laçi dhe Aljula Jubani, kanë dalë me rezultate të barabarta.

Mësohet se Laçi është shpallur fitues me pak më shumë se 50% të votave, ndërkohë që Boçi deklaron tjetër gjë.

Më herët Boçi ka publikuar disa foto me anë të së cilave shprehet se zgjedhjet në fakultet janë manipuluar.

Statusi i deputetit

Komisioni zgjedhor i Fak Histori-Filologji vazhdon të jetë në presion për të shpallur fituesin e garës për Dekan.

Votat e studentëve, sipas udhëzimit të MAS, përpjestohen në total nē bazë të koeficentit të përcaktuar nga pjesëmarrja dhe numri i pedagogëve.

Nga kjo përllogaritje studentët kanë 8 vota të ndara 5 për Lacin dhe 3 për Jubanin.

Votat janë me nr fiks 8,ose 9, ose 10...

Nuk ka vota 8,1 apo 8,9.

Nuk ka sens dhe nuk ka ligj.

Mqs pedagoget kanë votuar 41 për Jubanin e 39 për Lacin, rezultati është 44 me 44. Pra barazim.

Cdo interpretim tjeter është aligjor, jo në përputhje me udhëzimin e MASR dhe si i tillë është manipulim.

Zgjedhjet duhet të përsëriten për të vënë në vend nderin e reputacionin e institucionit.

 

Provat për manipulime sipas Luçiano Boçit

Manipulime, presione e dhunë në zgjedhjet për Dekan në Fakultetin Filologjik në UT.

“Tren bullgar”, joshje, votim i pedagogut tek kutia e studentit e anasjelltas.

Zgjedhje katrahure dhe të turpshme.

Kjo ishte situata që vazhdon dhe sot sipas të gjitha deklarimeve që bëhen.

Në lojë dhe një nga kandidatët, i cili me “fuqinë e pozicionit” si i komanduar më parë, thërret një nga një ato që i konsideron staf apo mbështetës të kundërshtarit.

Këtë e tregon komunikimi në foto.

 

Të fundit