Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ Përfundon rinumërimi për Beratin, rezultati i njëjtë për PD, PS i hiqen 3 vota

Zgjedhjet/ Përfundon rinumërimi për Beratin, rezultati i

Me kërkesë të Partisë Demokratike Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rinumëroi katër kuti votimi të Qarkut te Beratit. Rezultati në këtë qark nuk ndryshoi dhe Partia Demokratike rezultoi me po të njëjtin numër votash si në tabelat e rezultateve të KZAZ.

Nga rinumërimi, Partisë Socilaiste iu hoqën 3 vota ndërsa LSI morri 2 vota më shumë.

Përfaqësuesi i Partisë Demokartike në KQZ kërkoi që njëra prej kutive të shpallje e pavlefshme, kërkesë kjo që u rrëzua me 5 vota kundër

Ivi Kaso: Ka mos përputhje dhe mos rakordime të mëdha me tabelën e grupit të rinumërimit për këtë arsye i qëndrojmë kërkesës sonë për pavlefshmëri në këtë qendër votimi.

Biba: Problematika e qendrës është e tillë që nuk mund të arrihet të përkufizohet ty në përkufizimin si shkelje e rëndë e ligjit.

Pas përfundimit të procesit të rinumërit të votave, KQZ u ka bërë apel ekspertëve kontabël që të marrin pjesë në procesin e auditimit të fondeve që përfituan partitrë politikë në zgjedhet e 25 qershorit.

Hoxhaj: Brenda datës 20.07.2017, të depozitojnë pranë KQZ-së dokumentacionin; Kërkesë aplikimi dhe deklaratë e nënshkruar nga kandidati që plotëson kriteret e përzgjedhjes. 

Ekspertët kontabël që do të përmbushin kriterët e përcaktuara, do të përzgjidhen përmes një shorti që do të hidhet ne KQZ.

Të fundit