Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet presidenciale në Egjipt, Abdel Fattah al-Sissi fiton bindshëm mandatin e dytë

Zgjedhjet presidenciale në Egjipt, Abdel Fattah al-Sissi fiton

Mbyllen zgjedhjet presidenciale në Egjipt dhe zyrtarisht fitues është shpallur Abdel Fattah al-Sissi.

Sissi me këtë fitore shënon mandatin e dytë presidencial në Egjipt, duke mundur kështu kundërshtarin e tij me një rezultat të theksuar Moussa Mustafa Moussa. Ky i fundit arriti të marrë më pak se 3 % të votave, ose 1.76 milionë vota, ndërsa Sissi arriti të korrë një fitore të thellë me 97 për qind të votave.

Zgjedhjet u mbajtën më nga 26 deri më 28 mars, ndërsa rezultati është njoftuar zyrtarisht nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Gjatë një prononcimi në media, Sissi falenderoi votuesit dhe tha se “ata që më kanë shpërblyer me besimin e dhënë dhe më kanë dhënë votën, nuk kanë shumë dallim prej atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë”.

 

Të fundit