Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, 15 shtete sulm kibernetik Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, 15 shtete sulm kibernetik Komisionit

Ndërsa po zhvillohen ende zgjedhjet presidenciale në Rusi, ku favorit sipas sondazheve mbetet lideri aktual, Vladimir Putin, një nga institucioneve më të rëndësishme të këtij procesi ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi është sulmuar nga hakerat. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetarja e KQZ, Ella Pamfilova, duke thënë se 15 shtete të ndryshme të botës e kanë sulmuar duke ndërhyrë në faqen zyrtare.

Ajo nuk ka bërë të ditur se cilat janë këto shtet, por shtoi se kjo ka ndodhur në kohën kur në Lindjen e Largët të Rusisë kishte nisur procesi zgjedhor.

Ndërkaq, Rusia është akuzuar më herët nga SHBA se ka ndërhyrë në web-sitet amerikane gjatë zgjedhjeve presidenciale ku garonin Donald Trump dhe Hillary Clinton, duke e bërë SHBA-në një nga vendet më të dyshimta. 

 

Të fundit