Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet presidenciale të Rusisë, Ukraina kërkon ndihmën e Shqipërisë për ta ngritur çështjen në NATO

Zgjedhjet presidenciale të Rusisë, Ukraina kërkon ndihmën e

Delegacioni i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Europës do të ngrejë çështjen e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale ruse në territorin e pushtuar të Krimesë. Zv/kryetarja e Kuvendit të Ukrainës, Iryna Gerashchenko ka zhvilluar një takim me Mimi Kodhelin, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme të Shqipërisë, të cilës i ka kërkuar mbështetje për këtë çështje.

“Në prag të zgjedhjeve presidenciale ruse, ata do të detyrojnë qytetarët ukrainas të ndërrojnë shtetësinë në ruse dhe do t’u japin pasaporta të Rusisë, në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e paligjshme. Presidenti i Rusisë nuk mund të zgjidhet në territorin e Ukrainës”, është shprehur Gerashchenko.

Ajo ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë në Asamblenë e NATO-s dhe OSBE-s, dy organizata ku vendi ynë është anëtar.

Zgjedhjet presidenciale ruse do të zhvillohenmë 18 mars të këtij viti dhe presidenti Vladimir Putin është favorit për një mandat tjetër.

Të fundit