Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet shtyjnë gjyqet, mungesa e avokatëve çon në shtyrjen e proceseve

Zgjedhjet shtyjnë gjyqet, mungesa e avokatëve çon në

Zvarritja e proceseve gjyqësore është bërë tashmë një fenomen në gjykatat shqiptare, por afrimi i zgjedhjeve duket se e thekson akoma më shumë këtë dukuri. Nga një vëzhgim i Ora News, shihet se proceset më të bujshme që kanë edhe një ndjeshmëri të lartë publike shtyhen prej javësh, ndërsa të tjerë procese, kryesisht civile, zhvillohen me shpejtësi.

Prej javësh proçesi për grupin lazarati 2  po dështon të zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkak edhe këtë radhë është bërë mungesa e avokatëve, të cilët nuk ishin të gjithë të pranishëm në seancë. Kjo është e pakta e pesta herë që ky proces dështon për këtë arsye, ndërkohë që është në fazën e mbrojtjes dhe të shpalljes së vendimit.

Por ky nuk është i vetmi proces që dështon ne gjykata  kohët e fundit.  Mungesa e avokatëve, prokurorëve por edhe gjyqtarëve janë shkaqet  për dështimin e shumë  proceseve,  sidomos ato që kanë edhe ndjeshmëri të lartë publike.

Kështu për mungesë të dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani dhe Aleksandër Muskaj  këtë të mërkurë e bënë të pamundur zhvillimin e procesit për  Marjan Rrokun dhe një kërkese të  deputetit Tom Doshi për zgjatje të afateve te hetimeve.  Ndërsa për  të katërtën herë në këtë gjykatë për mungesë të anëtarëve prokuroria nuk po paraqet dot konkluzionët në procesin ndaj gjyqtares Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion. 

Procese që po vijonë të shënojnë rekorde në shtyrje janë edhe ai ndaj Dritan Dajtit Në apelin e krimeve të rënda apo të Emiljano Shullazit në shkallën e parë. Por ndryshe nga kjo situatatë në gjykata ka edhe procese që e shfrytëzojnë këtë periudhe për të përfunduar sa më shpejt problemet me drejtësinë.

Të fundit