Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ Tërhiqet nga gara një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike: Jo zgjedhje pa opozitën

Zgjedhjet/ Tërhiqet nga gara një tjetër kandidat i Bindjes

Një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike është tërhequr nga gara e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Bëhet fjalë për kandidatin për bashkinë e Kavajës, Bledar Sinella,  i cili ka dërguar në KQZ kërkesën për çregjistrimin.

Sipas kandidatit, zgjedhjet pa opozitën po rikthejnë një regjim monist.

Ndërkohë, një ditë më parë kandidati i Bindjes Demokratike në qarkun Lezhë, Salvador Kacaj u tërhoq nga zgjedhjet lokale.

Në një deklaratë për median, ai tha ndër të tjera se tashmë qytetarët e kanë bërë të kuptojë se nuk bëhej fjalë për një garë të vërtetë por për farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Të fundit