Flash News

KRYESORE

‘Zgjedhorja’/ Hajdari skeptike për 15 marsin: Shpresojmë konsensus për ‘pikat e nxehta’, ndërhyrje edhe në Kushtetutë

‘Zgjedhorja’/ Hajdari skeptike për 15 marsin: Shpresojmë

Rudina Hajdari është shprehur skeptike për 15 marsin, afatin e fundit për Reformën Zgjedhore.

Pas përfundimit të tryezës së dytë mes 4 palëve, me përfaqësues nga PD, PS, LSI dhe Hajdari nga opozita e re, kjo e fundit tha se nëse është e nevojshme do të ndërhyhet edhe në kushtetutë.

“Kemi rënë dakord për një sërë çështjes. Pra, të trajtohet çështja e referendumit, votës së diasporës. Duan kohën e duhur dhe seriozitetin e duhur për të patur dakordësi për çështjet. Me rëndësi është të arrijmë një produkt final që të garantojmë të drejtën e të zgjedhurit, të shmangim presionin politik që shqiptarët e kanë ndjerë në këto 30 vite dhe të votojnë të lirë.

I pranishëm ishin edhe përfaqësues të huaj, mes tyre edhe ambasadori i Britanisë së Madhe. 15 marsin e shoh si datë ambicioze, gati e pamundur.

Do ketë edhe ndërhyrje edhe në Kushtetutë jo vetëm në Kodin Zgjedhor nëse është e nevojshme. Pra ne do kemi ndryshim të sistemit në çdo hallkë të saj, jo vetëm një ndryshim për makijazh. Uroj të arrijmë konsensus për pikat e nxehta sidomos që do duan konsensus:, tha Hajdari.

Të fundit