Flash News

KRYESORE

‘Zgjedhorja’, Kaso: Mazhoranca shumë komode, nuk e ka vënë ujin në zjarr për rekomandimet

‘Zgjedhorja’, Kaso: Mazhoranca shumë komode, nuk e ka

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD Ivi Kaso, i ftuar në studion e Abc News ka treguar se ku ndahen e ku bien dakord palët për konsensus mbi reformën zgjedhore.

Kaso sqaroi se maxhoranca ndjehet komode, dhe se nuk e ka vënë ujin në zjarr për rekomandimet. Ai shtoi se nga ana e maxhorancës nuk ka një propozim konkret.

Mazhoranca nuk ka asnjë lloj reflektimi. Mazhoranca është shumë komode. Nuk e ka vënë ujin në zjarr për rekomandimet.

Kemi vajtur me propozime të ndryshme. Ne kemi kërkuar mekanizmin e qeverisë tranzitore dhe kujdestare, që garanton çdo opozitë të kohës derisa të futemi në BE, edhe kur ne të jemi në pushtet. Nuk e shohim si ndëshkues për këtë mazhorancë. Ka qenë domosdoshmëri. Meqë u tha se kjo është kërkesë publike, për të trajtuar këtë lloj sensibiliteti. Kemi dhënë edhe zgjidhje të tjera teknike për ndërhyrje në kod, ndërhyrjen e SPAK për krimet zgjedhore. Ne përfshirjen e SPAK kemi rënë dakord dhe më vjen mirë që mazhoranca erdhi në logjikën e propozimit tonë.

Mënyra si do adresoheshin krimet zgjedhore do ishte me një vetëdeklarim. Qeveria do të betohej që nuk do i vidhte zgjedhjet.

Kemi propozimin tonë për rekomandimet e ODHIR, futja e elementëve që nuk do të varen nga partitë politike dhe nuk duhet të sillen si persona politikë në administrin e procesit zgjedhor. ODHIR kritikon sjelljen politike. Bëhet fjalë për nivelin e parë të administrimit që mund të arrijnë 45 mijë komisionerë. Depolitizimi i tyre do të ishte i pamundur brenda natës. ODHIR nuk e kërkon menjëherë. Ne kemi thënë se pjesa më e madhe e pushteteve është marrë në mënyrë të paligjshme. Opozita nuk ka asnjë garanci”,  tha Kaso.

Të fundit