Flash News

KRYESORE

Zgjedhorja/ Mediu: Opozita të paraqesë draftin, reflektuam nga gabimi me koalicionet në 2017

Zgjedhorja/ Mediu: Opozita të paraqesë draftin, reflektuam nga gabimi

Opozita ka kundërshtuar propozimin e PS për ndryshime në Kodin Zgjedhor, teksa kërkon të mbetet në fuqi formula aktuale e koalicioneve.

Fatmir Mediu, kreu i republikanëve, tha për abcnews se ka kardhur koha që opozita ta paraqesë  draftin dhe të sqarojë marrëdhëniet e brendshme se si duhet funksionojë nga pikëpamja politike bashkëqeverisëse dhe sidomos elektorale.

“Propozimi i PS është antikushtetues në thelb, kërkon t’i mbyllë listat. Ndaj, opozita duhet të shohë kush është traktika më e mirë elektorale për bashkimin opozitar dhe për të hapur maksimalisht listat e votuesve.

"Kjo është një çështje që duhet të ketë një diskutim më thelbësor brenda për brenda opozitës. Mendoj se ka ardhur koha që opozita jo vetëm të paraqesë atë draft dhe e ka bërë punën e vet për ta sqaruar një herë e mirë pozicionin e vet, edhe nga propozimet e Bashës por edhe të sqarojë marrëdhëniet e brendshme realisht se si duhet funksionojë nga pikëpamja politike bashkëqeverisëse dhe sidomos elektorale”, tha Mediu.

Formula e garës politike pa koalcione në zgjedhjet e 25 prillit për Mediun ishte një test i Ramës, që tani po e kthen në ligj. Por a ka reflektuar opozita për mënyrën se si duhet organizuar për të maksimalizuar votën?

“Pa dyshim që duhet të ketë një reflektim sepse mendoj se në analizën e 2017-ës opozita e ka mbi kurriz atë efekt negativ që prodhoi ajo lloj marrëveshje dhe mënyra se si u ndërtua koalicioni. Gabimet dhe problemet që kanë dalë në 2017 janë një tregues I mirë se cfarë nuk duhet bërë keq, por opozita duhet të jetë e gatshme për cdo lloj skenari të mundshëm”, tha Mediu.

Socialistët janë të vendosur t'i shkojnë t'i shkojnë deri në fund propozimit të tyre për listat dhe koalicionet, cka nëse opozita nuk do të marrë pjesë në Këshillin Politik do kalojnë të pandryshuara në parlament brenda 30 shtatorit.

 

Të fundit