Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Zgjedhorja”; Opozita e bashkuar nuk tërhiqet, kërkesë të hapur pas takimit me ambasadorët: Këshilli Politik të mblidhet nesër
Një ditë pas dështimit të palëve për arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, Opozita e bashkuar vjen me një kërkesë për zhvillimin e një tjetër takimi midis anëtarëve të Këshillit Politik.
Përmes një kërkese të hapur, të përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, synojnë uljen e palëve me qëllim gjetjen e konsensusit për cështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik.
Ftesa për ulje sërish në diskutime vjen disa orë pas takimit të Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, ambasadorin Duncan Norman të Britanisë së Madhe dhe Luingi Soreca të BE-së.
Kujtojmë se, takimi midis ambasadorëve dhe kryedemokratit në selinë blu u mbajt pas dështimit të palëve për të arritur një konsensus për Reformën Zgjedhore brenda datës 31 Maji. Yuri Kim dhe Soreca pranuan sot se palët janë ekstremisht afër një marrëveshje, pa kushte të reja dhe të paarritshme, për të filluar sa më parë negociatat.
Kërkesa e përfaqësuesve të opozitës për mbledhjen nesër në 17.00
Përshëndetje
Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00.
Përfaqesuesit e Opozitës së Bashkuar
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili