Flash News

KRYESORE

"Zgjedhorja", reagon ambasadori Soreca: Reforma është në interesin më të lartë të shqiptarëve

"Zgjedhorja", reagon ambasadori Soreca: Reforma është
Në vazhdën e reagimeve për vendimin e opozitës jashtëparlamentare për të mos e braktisur tryezën e Reformës Zgjedhore", ka reaguar dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Në një postim në rrjetin social në Twitter, Soreca shkruan se ky vendim dhe kthimi i opozitës në këtë tryezë shërben për të përfunduar reformën. Statusi i plotë: “E mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ajo shërben për interesin më të lartë të shqiptarëve dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Bashkimi Europian.” Lexo edhe: Basha për Reformën Zgjedhore: PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur, nuk e kemi braktisur tryezën

Të fundit