Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjerimi territorial i Greqisë në detin Jon, reagon ish-diplomati: Kjo nuk është asgjë e re për Shqipërinë
Ish-diplomati në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht anëtari i grupit negociator me Greqinë, Gledin Dervishi, ka reaguar së fundmi për çështjen e zgjerimit të mundshëm të Greqisë me 12 milje në Detin Jon, teksa ka thënë se kjo nuk është asgjë e re për Shqipërinë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dervishit thekson se çështja e zgjerimit të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë është një çështje e së drejtës ndërkombëtare dhe jo çështje negociatash mes shteteve.
Më tej ai ka cituar Konventën e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay të vitit 1982, e cila sipas tij thotë se “pavarësisht gjerësisë që ti ke me ligjin tënd, kur të negociosh do përdorësh vijën e mesit (vija me distanca të barabarta nga vijat bazë të bregdetit të dy shteteve, por kjo vijë më pas modifikohet, duke pasur parasysh edhe rrethanat e veçanta të konfigurimit të bregdetit). Sepse ndryshimi me ligje të brendshme nuk duhet të pasohet me ndryshime të marrëveshjeve, më konkretisht Italia me Greqinë e kanë delimituar me parimin e 12 miljeve të Detit Territorial si pika ku fillon matja e Shelfit Kontinental dhe ZEE edhe pse Greqia e ka 6 milje me ligj, por kur Greqia ta ndryshoi me ligj të brendshëm të mos detyrohen më pas të ndryshojnë marrëveshjen që sapo arritën”, shkruan veç të tjerash Dervishi.
Postimi i plotë i Dervishit:
Zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon, asgje e re për Shqipërinë
Gjatë seancës së sotme të Parlamantit grek në të cilën do të ratifikohen dy marrëveshje shumë të rëndësishme për delimitimin e zonave detare në basenin e Mesdheut, Greqi – Itali për ZEE dhe Greqi – Egjypt për Shelfin Kontinental, Kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se menjëher Parlamentit grek do ti vijë dekreti për zgjerimin e ujrave territoriale greke nga 6 në 12 milje në Detin Jon.
Natyrshëm që të gjithë ata që i kanë ndjekur zhvillimet e fundit në këtë fushë ku janë dominuar nga një sërë përplasjesh politike, diplomatike apo edhe incidente ushtarake mes Greqisë dhe Turqisë, apo marrëveshjeve në fushën e delimitimit detar si Greqi-Itali, Greqi-Egjypt apo marrëveshja shumë e kontestuar Turqi-Libi, dëshirojnë të kuptojnë pse kjo lëvizje e Greqisë në këtë moment dhe impakti i zgjerimit të ujrave territoriale greke në Detin Jon, rajon detar ky strategjik për ne.
Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982 përcakton se hapësirat detare mes shteteve përbëhen nga tre komponentë kryesor:
– Neni 3. Deti Territorial, që janë ujërat e brendshme të një shteti dhe që shkojnë maksimumi deri në 12 milje nga vija e drejtë bazë ose vija natyrale e ujit.
– Neni 76. Shelfi Kontinental (tabani i fundit i detit deri në thellësitë e shfrytëzimit teknik) që shtrihet deri në 200 milje dhe kufiri i llogaritjes së tij merret milja e 12-të e kufirit të detit territorial.
– Neni 55. Zona Ekskluzive Ekonomike (ZEE), që vendoset mbi Shelfin Kontinental, e cila shtrihet deri në 200 milje dhe kufiri i llogaritjes së saj merret milja e 12-të e kufirit të Detit Territorial. ZEE-ja shtrihet nga tabani i detit deri në sipërfaqen e ujit.
Republika e Greqisë, më 1 qershor 1994, ratifikoi Konventën e Montego Bay, ku përcaktoi se ajo zbaton vijën normale (natyrale që është buza e ujti të çdo bregu) dhe i njohu vetes të drejtën e zgjerimit të Detit Territorial nga 6 në 12 milje, por zgjerimi në 12 milje do të kryhet në një moment të përshtatshëm. Pamundësia e zgjerimit të Detit Territorial në Egje përballë Turqisë e ka detyruar Greqinë që të zbatojë përkohësisht gjerësinë e 6 miljeve të ujërave territoriale bazuar në Konventën e Montego Bay. Ky vendim i Greqisë ka qënë i tillë për një kohë të gjatë për të mbajtur gjerësinë e 6 miljeve në total në të gjitha hapësirat e saja detare në Jon, Egje dhe Mesdhe Lindor si një mesazh drejtuar Turqisë por edhe prej faktit që Greqia ka dashur ta nis zgjerimin edhe për simbolikë së pari nga Egjeu, Mesdheu Lindor e më pas në Jon, ndonëse nuk ka pasur asnjë pengesë ta bëjë këtë gjë në Detin Jon. Ky qëndrim tashmë ka ndryshuar dhe opinionit publik në Greqi në këto momente delikate i duhet dhënë një motiv shprese dhe ND duhet të kapitalizoi politikisht në vazhdën e marrëveshjeve të përmbyllura Greqi – Itali dhe Greqi – Egjypt.
Çështja e zgjerimit të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë është një çështje e së drejtës ndërkombëtare dhe jo një çështje negociate mes shteteve. Shtetet që janë palë të Konventës së UNCLOS 1982 si Shqipëria, Greqia, Italia, Egjypti apo edhe shumë të tjerë kur nisin proceset e delimitimit e kryejnë automatikisht negociatën me parimin e 12 miljeve detare, pra nuk ka negociate mes shteteve anëtare nëse njëra palë do ja njohi palës tjetër të drejtën e zgjerimit në 12 milje! Madje kur shtet palë të Konventës negociojnë për të ndarë detin Konventa nuk merr parasysh fare sa e ke gjerësinë e Detit Territorial me ligje të brendshëm, pra nëse e ke me ligj të brendshëm 0 milje, 3 milje, 6 milje apo 12 milje, Konventa të thotë që pavarësisht gjerësisë që ti ke me ligjin tënd, kur të negociosh do përdorësh vijën e mesit (vija me distanca të barabarta nga vijat bazë të bregdetit të dy shteteve, por kjo vijë më pas modifikohet, duke pasur parasysh edhe rrethanat e veçanta të konfigurimit të bregdetit). Sepse ndryshimi me ligje të brendshme nuk duhet të pasohet me ndryshime të marrëveshjeve, më konkretisht Italia me Greqinë e kanë delimituar me parimin e 12 miljeve të Detit Territorial si pika ku fillon matja e Shelfit Kontinental dhe ZEE edhe pse Greqia e ka 6 milje me ligj, por kur Greqia ta ndryshoi me ligj të brendshëm të mos detyrohen më pas të ndryshojnë marrëveshjen që sapo arritën.
Në rastin e delimitit në Detin Jon mes Shqipërisë dhe Greqisë parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur Deti Territorial i një shteti nuk mbivendoset me Detin Territorial të shtetit fqinj, më konkretisht kjo gjerësi aplikohet vetëm në hapësirat detare ku distancat midis dy shteteve janë mbi 24 milje detare.
Distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqia është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e Detit Territorial mes tyre, madje në Kanalin e Korfuzit ajo varion nga 1 deri në 6 milje detare. Në këto kushte gjerësia prej 12 miljesh e Detit Territorial të dy vendeve nuk gjen zbatim për Detin Territorial, pasi këtu Konventa thotë që ndarja bëhet sipas vijës së mesit me distanca të barabarta nga bregu, por që do të modifikohet për rrethana të veçanta (vijë e drejtë bazë, gji natyror, tituj historik).
Shqipëria dhe Italia janë mbi 24 milje (më konkretisht distanca minimale Shqipëri-Itali është 40,9 milje) dhe nuk mbivendosen Detet Territoriale të dy shteteve. (Për këtë arsye Shqipëria dhe Italia nuk kanë ndarë Det Territorial sepse hapësirat nuk mbivendosen dhe janë mbi 24 milje, ndryshe nga rasti i Shqipërisë me Greqinë). Por edhe pse janë mbi 24 milje automatikisht Shqipëria dhe Italia e kanë gjerësinë e Detit Territorial 12 milje.
Shqipëria e ka deklaruar dhe depozituar në OKB gjerësinë prej 12 miljesh detare me Dekretin nr. 7366, datë 9 mars 1990, i cili ka vlerë edhe sot, i cili paraqet edhe vijën e drejtë bazë me emrat e kepave më të dalë të bregdetit, mbi të cilët është ndërtuar hapësira e Detit Territorial të Republikës së Shqipërisë (Në këtë kuptim Shqipëria ka depozituar si vijën e drejtë bazë në Detin Adriatik dhe Detin Jon, si dhe gjerësinë e Detit Territorial prej 12 miljesh detare, duke marrë legjitimitet ndërkombëtar).
Madje kur Shqipëria e ka depozituar në OKB, asnjë nga fqinjët tanë detar nuk e kanë kontestuar gjerësinë tonë të Detit Territorial, pasi kjo është një e drejtë që buron nga Konventa. Vlen për tu përmendur fakti që edhe Mali i Zi po ashtu e ka 12 milje detare gjerësinë e Detit Territorial, edhe pse ne me Malin e Zi ashtu si me Greqinë ne duhet të kryejmë delimitimin e hapësirave detare. Por edhe nëse nuk do ta kishte me ligj të brendshëm 12 milje, sërish hyn në lojë Konventa që automatikisht të njeh 12 milje.
“Efekti” i 12 miljeve greke në Detin Jon në thelb nuk e prek fare Detin Territorial të Shqipërisë në Detin Jon, madje në hartën e mëposhtëme duket qartë që ky efekt shtrihet në zonën nga Antikithra në Othoni, shumë larg ujrave territoriale shqiptare, madje duket qartë që shtrihet gjeografikisht në zonën mes Palermos dhe Libisë ku distanca është me dhjetra milje mes Greqisë dhe këtyre vendeve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38