Flash News

KRYESORE

Zgjerohen hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, SPAK i nis letër autoriteteve të huaja

Zgjerohen hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, SPAK i nis letër

Hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj, që mbeti i plagour së bashku me mikun e tij Aleksandër Laho i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” dhe shoferin Andi Maloku, që ndërroi jetë një javë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur letërporosi drejt një vendi të Bashkimit Europian, ku ka kërkuar informacion për një person, i cili dyshohet që të ketë lidhje me këtë ngjarje, raporton ABC news.

Redjan Rraja është i arrestuari i vetëm i këtij atentati. Rraja akuzohet se ka marrë pjesë në atentatin e bërë kundrejt prokurorit Arjan Ndoj.

Kujtojmë se në makinën e Ndojit, u gjetën dosja e gjyqtarit të vrarë të Vlorës, Skerdilajd Konomi, si edhe një dosje e vjedhur në prokurorinë e Durrësit, përveç shumë dokumenteve të tjera.

Të fundit