Flash News

KRYESORE

Zgjerohen hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan, në Prokurori Gjiknuri dhe juristë të kryeministrisë

Zgjerohen hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan, në Prokurori

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të zgjerojë hetimet sa i takon abuzimeve me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Mësohet se në ditët e ardhshme prokuroria do të marr në pyetje edhe ministrin aktual të Transporteve Damian Gjiknuri.

Krahas Gjiknurit, Prokuroria do të pyes edhe juristë të kryeministrisë. Këta të fundit do të japin sqarime pas dëshmisë së ish-ministrit Edmond Haxhinasto i cili mësohet se ditën e djeshme është shprehur para organit të akuzës së ka vënë në dijeni kryeministrinë në lidhje me raportet e hartuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ku evidentoheshin abuzimet me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Deri më tani për rrugën Tiranë-Elbasan Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje dy ish-ministrat e Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishi si dhe ish-drejtuesin e Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika.

  

Të fundit