Flash News

KRYESORE

Zgjerohet koalicioni opozitar, Idrizi: Do negociojmë me PD-në, bashkë në zgjedhje

Zgjerohet koalicioni opozitar, Idrizi: Do negociojmë me PD-në,

Një tjetër parti pritet ti bashkohet frontit opozitar. Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi njoftoi se së shpejti kjo forcë politike do të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të diskutuar për kalimin në opozitën zyrtare dhe mundësitë e negociatave me Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, kreu i PDIU-së theksoi se forca politike që ai drejton do të negociojë për të qenë pjesë e partive opozitare në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Nuk dua t’iu referohem emrave të përveçëm, por ajo që mund të them qartësisht sot është se, në kushtet kur kjo mazhorancë e ka marrë të gjithë tepsinë për vete dhe deklaron se do të hyjë e vetme në zgjedhje, e në kushtet që për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë kemi ndryshim 180 gradë të qëndrimit të kësaj mazhorance dhe të Edi Ramës, në mbledhjen e para dy ditëve të Kryesisë së PDIU-së vendosëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot për të diskutuar për kalimin në opozitën zyrtare dhe mundësitë e negociatave me Partinë Demokratike, për t’u rreshtuar në këto zgjedhje me koalicionin opozitar”, deklaroi Shpëtim Idrizi.

Të fundit