Flash News

KRYESORE

Zgjidhen 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, do të vendosin "fatin" e zgjedhjeve të 25 prillit

Zgjidhen 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, do të vendosin

Janë zgjedhur me short 8 gjyqtarëve që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor, nga 16 kandidatë që kishte gjithësej. Shorti u hodh në orën 17:00 në prani të përfaqësuesve të partive politike dhe mediave.

Shorti ka përzgjedhur emrat:

  • Sokol Ibi
  • Manjola Xhaxho
  • Edlira Petri
  • Eljona Muçi
  • Asim Vokshi
  • Gentian Medja
  • Esmeralda Çeka
  • Alma Kolgjokaj

Mes emrave të gjyqtarëve kandidatë ishte dhe ish-kreu i KED-së, Ardian Dvorani, por nuk u përzgjodh nga shorti.

Këta tetë anëtarë të Kolegjit Zgjedhor do të vendosin për “fatin” e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. Të tetë anëtarë kanë kaluar procesin e vetingut pa probleme.

Të fundit