Flash News

KRYESORE

Zgjidhen gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e Klement Balilit

Zgjidhen gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e Klement

Është përcaktuar treshja e gjyqtarëve që do të marrin në dorë dosjen e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili.

Në shortin e hedhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u zgjodhën gjyqtarë të çështjes Liliana Baku, Ardit Mustafa dhe kryesuese Flora Haradinaj.

Avokati i Balilit, Theodhori Sollaku dorëzoi një kërkesë për gjykim të shkurtuar, por seanca e parë tek Krimet e Rënda u ndërpre me pretendimin se Balili ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.

Të fundit