Flash News

KRYESORE

Zgjidhet mosmarrëveshja mes Hotit dhe Haradinajt, delegacioni i Kosovës niset drejt Shtëpisë së Bardhë

Delegacioni i Kosovës është nisur para pak minutash drejt Shtëpisë së Bardhë, aty ku do të mbahet takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë serb, Aleksandër Vuçiç ku pritet të nënshkruhet dhe marrëveshja.

Për në Shtëpinë e Bardhë Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe mediat raportojnë se tashmë janë zgjidhur mosmarrëveshjet në mes të koalicionit mes LDK-së dhe AAK-së, ku Haradinaj kërcënoi me dalje nga qeveria.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka pranuar që të deklarohet para mediave pas daljes nga hoteli nga ku edhe është nisur për në Shtëpinë e Bardhë.

Kanali zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në platformën ‘youtube’ ka paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ceremoninë e të cilës do ta mbikqyrë edhe nga presidentin amerikan Donald Trump.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet në ‘Dhomën Roosevelt’ e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

https://youtu.be/saBZ5FPeRJM

Të fundit