Flash News

KRYESORE

Zgjidhet presidenti i Këshillit të Evropës, detyra i besohet belgut Charles Michel

Këshilli i Evropës zgjodhi ditën e sotme Charles Michel, si presidentin e Këshillit të Evropës.

Ai do të ushtrojë këtë detyrë nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri në 31 maj të vitit 2022. Mandati 2.5 vjeçar mund të rinovohet vetëm një herë. .

Këshilli i Evropës mirëpriti vendimin e qeverive të vendeve anëtare, të cilat kanë si monedhë të tyre euron që të emërojnë Charles Michel-in, si president të samit të Euros, për të njëjtën periudhë kohore.

“Që të emërohem si president i Këshillit të Evropës është një përgjegjësi e madhe dhe një detyrë që unë do ta përmbush me përkushtim.

Një Evropë e bashkuar me respekt për diversitetin kombëtar është objektivi im. Solidariteti, liria dhe respekti i përbashkët janë themele të bashkimit evropian. Unë do ti përmbahem këtyre vlerave”, shkroi Michel në profilin tij në Twitter.

Michel, 44 vjeç aktualisht kryen detyrën e ministrit të përkohshëm të Belgjikës. Ai ka qenë lideri i partisë liberale frankofone, derisa mori detyrën e kreut të ekzekutivit. Ai është kryeministri më i ri i vendit që prej vitit 1845. Në vitin 2000, në moshën 25 vjeçare, ai u emërua ministër i punëve të brendshme, Gjithashtu ministri më i ri në historian e Belgjikës.

Të fundit