Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Zgjidhja e problemit” me Universitetin e Tiranës, si akti final i Ministrisë së Arsimit
Mirela Karabina
Maratonës disa mujore të problematikave të Universitetit të Tiranës duket se i “erdhi fundi”. Artikulimi, prej kaq kohësh, nga Ministria e Arsimit në lidhje më fajtorin e gjithë kësaj “zallamahije” po zgjidhet. E artikuluar disa herë nga ministrja e Arsimit (sikur ta ketë ditur), që do kërkojë shkarkimin e Rektorit nëse do të ketë shkelje, duket se do të bëhet realitet. Nëse po, ky do të jetë akti final i ministres, si “pjesë e zgjidhjes” në lidhje me Universitetin e Tiranës.
Në fakt, ministrja po vulos dështimin e saj me Instutitucionet e Arsimit të Lartë.
Një projekt-raport i Ministrisë së Arsimit mbi "Kontrollin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së Univesitetit të Tiranës me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”, dalë rishtazi, tregon, qartësisht, se si është katandisur sistemi arsimor në Shqipëri, se si po shkon Reforma e Arsimit të Lartë, e paraqitur me pompozitet si “histori suksesi”, se në çfarë “rrokupujë” janë institucionet e arsimit të lartë.
Mjerisht, në këtë “teatër” të shpifur me aktorë realë, ministria përgjegjëse për Arsimin, jo vetëm që nuk është pjesë e zgjidhjes, po si në një “gjueti shtrigash” kërkon të paraqesë “triumfin” ngritur mbi mëkatin e saj.
Mbajtja peng e institucioneve të arsimit të lartë nga vetë ministria: me Ligjin e Arsimit të Lartë të pazbatuar për shkak të akteve nënligjore të munguara; mbylljen e Shkollës Doktorale duke penguar rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe burimeve financiare; pezullimin e titujve akademikë duke penguar rritjen profesionale dhe cilësinë; pakësimin e fondeve për kërkimin shkencor ka sjellë mospërmbushjen e detyrimit ligjor të institucioneve të arsimit të lartë.
Ministria përgjegjëse për arsimin, jo vetëm që nuk jep shjegime për këtë që po ndodh, por nëpërmjet udhëzimeve të saj, jo në frymë të ligjit, të cilin vetë e ka nxjerrë, ka futur në paligjshmëri edhe institucionet e arsimit të lartë, të cilët, në kaosin e përfshirë, i binden në mënyrë “të verbër” ministries, edhe ku ajo është në shkelje. Pra, funksionimi i institucioneve të arsimit të lartë është në amulli me “bekimin” e ministrisë përgjegjëse për arsimin.
Në fakt, bota akademike, univesitetet, duhet të dalin mbi udhëzimet e ministrit, kur ato janë në kundërshtim me ligjin. Ligji nuk interpretohet, por zbatohet. Para ligjit të gjithë janë të barabartë.
Bazuar në këtë realiet, nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë, nëse do të kemi një audit në instituticionet e arsimit të lartë në lidhje me ligjshmërinë! Ndoshta, mund të jetë një “shok” për publikun.
Fatkeqësisht, në kuadrin këtij realiteti mjeran shqiptar, ne duhet të gjykojmë tani mbi një raport, i cili që në emërtim është një paradoks i vërtetë,” Kontrollin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së Univesitetit të Tiranës me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”. Një raport, në dukje,” i porositur”, pjesë të të cilit janë artikuluar gjatë vitit nga vetë ministria.
Që në rreshtat e parë, ajo që paska vërejtur ministria qenka mosfunksionimi, çështje kompetencash mes Rektorit, Kancelarit, apo së fundmi Adminstratorit. Pra, ky qenka “problemi i madh” që shqetëson publikun, dhe kjo paska qenë “nyja e zgjidhjes”.
Ah, sikur institucionet tona të arsimit të lartë të kishin vetëm probleme kompetencash! E lehtë për t’u zgjidhur, nëse jemi në një shtet ligjor.
Por, çfarë të themi kur ministria përgjegjëse për Arsimin pengon përmbushjen e detyrimit institucional të institucioneve të arsimit të lartë me 42 akte nënligjorë të munguar?
Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë “gjëmë“ me dashje që i bëhet Arsimit të Lartë?
Pra, ministria përgjegjëses për Arsimin shkon të bëjë kontroll për ato akte që ajo 'dëshiron të jenë', dhe për aktet nënligjore të munguara nuk pyet se është “zoti“ vetë. Dhe mbi këtë bazë ajo do shikojë ligjshmërinë. Absurd i madh!
Si mundet të shkosh në universitetin tënd dhe të kërkosh ligjshmërinë kur ministria përgjegjëse është në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit, pikërisht për një ligj të pazbatueshëm dhe që i ka lënë institucionet e arsimit të lartë në një kaos të vëtrtetë, të cilët, sigurisht do jenë “pre” e paligjshmërisë?
Të artikuluara disa herë nga bota akademike këto problematika, jo vetëm janë injoruar nga ministria përgjegjëse për arsimin, por, ajo me shpërdorimin e pushtetit ka vazhduar arrogancën e saj.
Problemi nuk është se kush do të fitojë, ministria apo bota akademike, sepse bota akademike është nëna e dijes, por arsimi i fëmijëve tanë dhe shoqëria.
Kjo është “gjëma” e madhe, një sistem arsimor që prish shoqërinë në gjenezë.
A ka problematika në institucionet e arsimit të lartë? Fatkeqësisht, ka plot.
A është në dijeni ministria se cila është cilësia e Institucioneve të Arsimit të Lartë sot? Mjerisht, po.
Çfarë ka bërë kjo ministri e cila është përgjegjësja për arsimin? Absolutisht asgjë, i ka futur në kaos, në një udhë pa krye.
Paligjshmëria e Ministrisë së Arsimit, jo pak herë, me fakte, është bërë prezente kudo, po ajo ka vazhduar me të njëjtin ritëm dhe askush nuk po e ndal dot. Që në rreshtat e parë të projekt-raportit, si për ironi, ne përballemi me ligjshmërinë dhe Ligjin e Arsimit të Lartë, të cilin ministria e ka shkelur, në mënyrë flagrante, disa herë.
Problematikat e listura në raport kanë qenë të njohura mirë nga Ministria e Arsimit, pasi ajo ka qenë në korrespondencë të vazhdueshme me Universitetin duke sjellë, jo pak herë, pengesë dhe në raste flagrante, me urdhra të hartuara nga Sekretari i Përgjithshëm, në kundërshtim të hapur me ligjin (ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Arsimit apo, edhe kryetari i grupit të këtij kontrolli i cili udhëzonte Rektorin se si duhet të vepronte). Pra, ajo ka qenë pjesë e gjithë kësaj “katrahure” të ndodhur, duke mos qenë asnjëherë pjesë e zgjidhjes, por i ka "fryrë zjarrit” drejt këtij akti final, “gjetjes” së një fajtori dhe “zgjidhjes” së problemit.
Një tjetër fakt, që nuk mund mos e vemë në dukje, në mënyrë që të jemi transparentë dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, është edhe kryetari i grupit të punës së këtij kontrolli, besueshmëria së tij. Si njeri i kallëzuar penalisht nga ministri për “Shpërdorim detyre” duke qenë pengesë serioze e funksionimit të Ministrisë së Arsimit, e shohim si kontrollues të ligjit. Pra, ai që nuk zbatonte urdhrat e ministrit duke kërkcënuar në zyrën e ministrit punonjësit e tjerë, ka kontrolluar dhe do të zgjidhë “hallin” e Rektorit me Kancelarin dhe Administratorin.
Qesharake deri në dhimbje.
Një tjetër fakt, gjithmonë për të qartësuar që të kuptojmë sa më mirë raportin dhe realisht çfarë ndodh, është se zv/ministri aktual i Arsimit (emëruar në shtator) ka qenë ish-zv/rektor i Universitetit të Tiranës për një kohë të gjatë dhe ish-kryetar i Bordit të Administrimit, detyrë që e la disa muaj më parë.
Cili ka qenë roli i tij, si njohës i mirë dhe pjesë e problematikave në Universitetitin e Tiranës? A ka qenë dhe zv/ministri fokus i këtij kontrolli?
Në fakt, i pashpjegueshëm është roli i tij në rankimin dhe akreditimin e Univesitetit të Tiranës? Ka lënë një universitet “në pikë të hallit”, por është “dekoruar” me një post më të lartë, madje brenda në ministri, në “kupolën” e saj. Ndoshta, për të qenë më afër “zgjidhjes”.
Pra, janë disa pikëpyetje që, mesa duket, i kanë “shpëtuar” ministrisë, por që ka detyrimin institucional të jetë transparente.
Si ta lexojmë këtë raport? Çfarë të shikojmë e besojmë?
Problemi qëndron se Ministria ka dalë mbi ligjin. Atëherë, të besojmë çfarë shikojmë në realitetin e përditshëm në fakultete, apo të dëgjojmë çfarë i pëlqen të na servirë Ministria e Arsimit? Të besojmë mamuthërinë që shikojmë apo të besojmë se “zënkat” e Rektorit dhe Kancelarit paskëshin qenë “problemi madhor”?
Mjerisht, një situatë që nuk do ta dëshironim ta jetonim, tani, në vitin 2018!
Shfaqje të shëmtuara që “dhunshëm" na kanë kthyer në spektatorë. Por, në fakt, bota akedemike duhet të jetë, aty, si aktore kryesore, të qartësojë dhe të zgjidhë vetë problemet e saj. Shkolla i paraprin shoqërisë, dhe, fatmirësisht, këtë fuqi të saj nuk e ndal dot askush, e aq më pak politika mjerane e kësaj ministrie.
Këtë duhet t’ia mësojmë ministrisë sonë përgjegjëse për arsimin.
Me sa duket “gjetkë fle lepuri” dhe, qëllimisht, drejtohemi në një tymnajë për të mos parë dhe kuptuar atë që duhet. Pavarësisht kësaj, duket se e vërteta ngadalë po merr formë të dukshme, “halli i madh” duket se nuk qenkërka as rankimi, dhe as akreditimi i Universitetit të Tiranës, por financimi i tij.
E vërteta zhytet, por nuk mbytet-thotë i mençuri popull.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38