Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dragan Biseniç, gazeta 'Danas’
Në shënimet e bisedës së papublikuar me një prej historianëve më të mëdhenj botërore, tashmë i vdekur, Erik Hobsbaum, që pata bërë para dhjetë vitesh, gjeta edhe krahasimin e tij mes Kosovës dhe Mosadës.
Mosada është kështjellë në të cilën, sikurse besohet, mbrojtësit hebrej pranuan më mirë të bëjnë vetëvrasje sesa t’i dorëzoheshin pushtuesve romakë.
“Historia luftarake apo heroike e këtyre dy ngjarjeve, asaj të Kosovës dhe Mosadës, i shërbën sot shtetit izraelit dhe atij serb. Mitet nacionale, si puna e dëbimit të hebrejve nga Izraeli dhe kthimit të tyre të domosdoshëm, ndërsa te serbët, në njëfarë shkalle, humbja e Kosovës dhe humbja e shtetit mesjetar serb dhe rifitimit përsëri të tij, janë shndërruar në prodhime të religjionit”, tha Hobsbaumi, duke argumentuar se përse është e vështirë dhe, pothuajse e pamundur, ta ndash Jerusalemin nga hebrazimi dhe Kosovën nga vetëdija kombëtare serbe.
Vështirë të mendohet se ndonjëri prej dialoguesve, kosovarë dhe serbë, të 3 dhe 4 shtatorit në Uashington, ka dashur të futet në iracionalizma dhe krahasime mitologjike të të dy situatave, megjithëse si njëri shembull ashtu edhe tjetri, ky bashkëkohori, shembulli nga Lindja e Mesme- marrëveshja e arritur para pak kohësh mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, janë dëshmuar si format për tejkalimin e nyjes ballkanike në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës.
Skenografia ishte pothuajse identike si edhe dy javë më parë, por të pranishmit ishin të tjerë. Presidenti amerikan ishte zot shtëpie për presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin kosovar Abdullah Hoti në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mbi çështjet ekonomike.
Problemi kosovar, që nga përfundimi i bombardimeve të vitit 1999 ka tre dimensione: rajonal, europian dhe global. Në secilin prej këtyre të treve ekzistojnë një numër i madh të interesuarish, por në thelb edhe aktorësh më të rëndësishëm. Nëse për kërkimin e zgjidhjes ecet nga poshtë lart, rruga gjithsesi është më e gjatë, por është më i sigurtë dakordësimi i të gjithë aktorëve.
Në rastin e kundërt, nëse ecet nga lart-poshtë, nga Këshilli i Sigurimit drejt aktorëve direkt, mund të ekzistojë ndonjë fuqi që të mund ta garantojë realizimin ose imponimin e zgjidhjes, dhe pikërisht ky është problemi i OKB-së në kushtet e sotme. Sepse spërdredhjet dhe përzierja e ndonjë qëndrimi tjetër europian, amerikan, rus, kinez ose ndonjë tjetri është e pashmangshme në kërkimin e zgjidhjes së labirinthit kosovar.
Tani është pothuajse e pamundur ta zgjidhësh këtë çështje sepse aktorët rajonalë, europianë dhe globalë do të lëvizin në të njëjtin drejtim dhe të pavarur e pa kurrfarë koordinimi. SHBA-të para 20 vitesh ishin absolutisht pala më e fuqishme që diktonte drejtimin, mënyrën dhe formën e marrjes me problemin kosovar. Sot situata është shumë më ndryshe, sepse edhe vetë SHBA-të nuk duan më të jenë mbartësi i vetëm i tërë rendit botëror dhe sistemit ndërkombëtar.
Presidenti amerikan Donald Tramp është më shumë i interesuar për programin Make America great again, por ky tashmë si program unilateral që do të vendoste Amerikën si fuqi botërore sovrane dhe superiore, pa detyrime ndaj të tjerëve, nëse vetë SHBA-të nuk e vlerësojnë vetë se kanë mjaftueshëm arsye, motive dhe interesa për t’u përfshirë në një problem të caktuar.
Në këtë kontekst, bisedimet dhe marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës kanë rëndësi të dyfishtë për presidentin amerikan: si tregues i efektshmërisë amerikane për zgjidhjen e problemeve botërore dhe si kontribut në fushatën presidenciale.
Për këtë, nuk ekzistonte pothuajse as gjasa më e vogël që bisedimet të rrëshqisnin në mossukses, gjë që mund të tregonte të kundërtën e asaj që ishte synimi për të vënë në rresht të dyja palët në bisedime. Fakti që në njërën anë të tryezës qëndronte pala amerikane, ndërsa në tjetrën përfaqësuesit serbë dhe shqiptarë sëbashku, duhet të shprehte pikërisht këtë disproporcion: dy palët në konflikt gjenden përballë fuqisë botërore.
Ndërmjetësi amerikan Riçard Grenell, në prag të takimit, hodhi poshtë mënyrën drejtvizore të shikimit të problemit kosovar, për llogari të qëndrimit artistik. Ai për disa muaj rresht ishte i detyruar të mbrohej nga tipe të ndryshme sulmesh dhe akuzash: që nga ato se dëshiron zgjidhje të shpjetë, se ka një plan të fshehtë për shkëmbim territoresh, e deri tek talljet se dëshiron vetëm foto shou, si puna e gazetës Noje Cihirer e cila nënvizonte: “Fillestar në politikën ballkanike, Grenelli asnjëherë nuk arriti të largojë në mënyrë dinjitoze dyshimet se për të ka më shumë rëndësi një sesion foto-shou për shefin e tij në Shtëpinë e Bardhë, sesa të arrijë një zgjidhje të qëndrueshme e cila do të gëzonte një mbështetje të gjerë”.
“Ky është art e jo shkencë”, i’a ktheu Grenelli në prag të takimit. Ai tregoi në shumë mënyra se artin e sheh para së gjithash në sferën ekonomike kur do të zgjedheshin problemet që frustrojnë njerëzit e zakonshëm dhe kompanitë e huaja, duke përsëritur se Amerika nuk do të hedhë më pará në zgjidhje joefektive. Megjithatë, për të gjithë, puna është se në cilën kornizë gjendet arti kosovar për të dyja palët: në atë se në këtë art mbahet gjallë neutraliteti i Kosovës, apo nëse ky është statusi i Kosovës- shtet i pavarur?
Meqenëse Kosova për SHBA-të është shtet i pavarur dhe, sipas fjalëve të vetë pjesmarrësve nga pala serbe, nuk mund të pritet që Amerika ta braktisë perspektivën e shikimit të problemit nga ana e saj, është e logjikshme që zgjidhjet ekonomike që propozon Amerika, kërkohen në platformën e Kosovës së pavarur. Në këtë kuptim mund të thuhet se as problemet thjesht ekonomike nuk duhet të jenë neutrale nga pikëpamja statutore, gjë e cila ka tërhequr vëmendjen e rritur të të gjithë dialoguesve.
Para fillimit të bisedimeve, skena rajonale ishte e trazuar. Ambasadori amerikan në Beograd, Entoni Godfri, teksa ishte duke bërë një vizitë në lokalitetin arkeologjik të Vinçës, kulturë e vjetër 6.000 vjeçare, porositi se ka shpresë se bisedimet do të jenë të frytshme dhe se do të sjellin rezultate, duke informuar njëkohësisht për një donacionin afroi gjysëm milion dollarë për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij lokaliteti arkeologjik.
Për Kosovën, nëpërmjet prizmit të Malit të Zi, foli edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviç partia e të cilit i humbi zgjedhjet. Mali i Zi në njëfarë mënyre mund të jetë kompensimi dhënë Serbisë për Kosovën e humbur. Gjukanoviçi tha se “politika aktuale e Beogradit, me mbështetjen e heshtur të qendrave ndërkombëtare- mbi të gjitha për shkak të këtyre qendrave për të qenë aktorë të zgjidhjeve të marrëdhënieve në relacionin Beograd Prishtinë”, dhe se, kjo mbështeje e heshtur në Beograd është kuptuar si “rast për të riaktualizuar dhe zgjidhur përfundimisht çështjen serbe në rajon”, tha Gjukanoviçi. Në intervistën për ORF austriake ai tha se “me sa shohim në ditët e sotme është gjallëruar projekti kombëtar serb”. Ai precizoi se “ky projekt pretendon të sigurojë njëfarë kompensimi Serbisë për humbjen e Kosovës dhe natyrisht që këtu Mali i Zi është shënjestra e dëshiruar e nacionalizmit serbomadh”.
“Politika zyrtare e Beogradit, këtë edhe qorri e ka të qartë, ka qenë që të përpiqet për të ndryshuar pushtetin dhe të krijojë atmosferën në të cilën Mali i Zi të bëhet pjesë e planifikuar e botës serbe në trekëndëshin mes Beogradit, Banja Llukës dhe Podgoricës”- tha presidenti malazez.
Një shikim të tillë në zhvillimet rajonale e mbështeti pothuajse në mënyrë identike edhe antari i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiç. “Për fat të keq në sajë të shumicës së re, në Beograd dhe në Kishën Ortodokse serbe, është zgjuar projekti serbomadh që synon të lidhë Beogradin, Banja Llukën dhe Podgoricën”, tha Komshiçi.
Në anën kosovare ekziston një spektër i tërë mendimesh dhe ndryshimesh. Kryetarja e parlamentit kosovar, Vjosa Osmani ka disa kushte: “Duhet të këmbëngulim që nëpërmjet dëmshpërblimeve për dëmin e madh ekonomik që i ka sjellë Serbia Kosovës gjatë viteve nëntëdhjetë, si dhe për eleminimin e plotë të barrierave jodoganore që i ka imponuar Serbia mallrave nga Kosova”, porositi Osmani.
Kryetari i komunës së Gjilanit, njëkohësisht edhe zëvendëkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është një prej atyre që mendojnë se Serbia nuk ka për të njohur pavarësinë e Kosovës pa kompromis, dhe ky kompromis, sipas tij, është shkëmbimi i territoreve.
Këtë qëndrim e hodhi poshtë kryetari LDK-së Isa Mustafa dhe igumani i manastirit të Deçanit të Sipërm Sava Janjiç, duke nënvizuar se shumica e serbëve në Kosovë nuk jetojnë në Leposaviç dhe në 17 fshatrat e Veriut të Kosovës. “Kjo ide e rrezikshme merr në konsideratë vetëm interesat e një grupi etnik- ato të shqiptarëve të Kosovës. Do të hapen procese të shkëmbimit të territoreve në mbarë Ballkanin dhe do të nxiten pohimet e tërbuara nacionaliste”- mendon igumani Sava.
Megjithëse Riçard Grenelli ka demantuar disa herë se dëshiron zgjidhje të shpejtë dhe ekspres për Kosovën, lideri i Vetëvendosjes dhe ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pohon se Grenelli bën presion ndaj Kosovës sepse dëshiron zgjidhje të shpejtë për Beogradin dhe Prishtinën dhe se ka njësi matëse jo të barabarta në dëm të Prishtinës.
Doli se nuk ka shumë arsye për frikë nga asnjëra palë dhe se Grenelli e mbajti atë që kishte premtuar: tema ekonomike dhe krijimin e kushteve për përparimin e tyre. Amerika, jo vetëm që i nxiti të dyja palët që të mendojnë dhe planifikojnë në mënyrë kooperuese, por i hapi dyert katërsh për BE-në, e cila ka dy ditë që vazhdon në mënyrë dinamike dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, sikurse informoi Mirosllav Lajçaku. Me sa duket, ShBA-të, bëjnë përsëri një hap prapa në këtë proces, por kësaj here kanë siguruar rolin kontrollues nëpërmjet paketës ekonomike mbi bazën e së cilës, në një masë të madhe, do të formësohen marrëdhëniet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përmbajtja e normalizimit të marrëdhënieve.
Problemet ekonomike dhe pasiguria ekonomike e lidhur me ata, rënia e aktivitetit ekonomik dhe paparashikueshmëria e lëvizjeve të ardhshme në kohën e pandemisë, bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për vendet e vogla, dhe, në mënyrë të veçantë për ato që nuk kanë një mbështetje të sigurtë dhe të besueshme në asnjë prej asociacioneve, siç është rasti i Serbisë dhe Kosovës.
Premtimi amerikan se edhe në të ardhmen do të mbështesë Beogradin dhe Prishtinën, ndoshta është përfitimi më i madh dhe më i rëndësishëm për të dyja palët në bisedime.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38