Flash News

KRYESORE

“Zgjidhni e merrni”, Edi Rama publikon videon ku policia spanjolle godet njerëzit

“Zgjidhni e merrni”, Edi Rama publikon videon ku policia spanjolle

Nga sot në orën 13:00 e deri të hënën është ndaluar dalja nga shtëpitë dhe është mbyllur gjithçka. Praktikisht vendi është në shtetrrethim dhe në duart e ushtrisë.

Gjatë këtyre ditëve është parë një shkelje masive nga ana e qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar aspak rregullat, duke dalë grumbull me të tjerët, duke mos respektuar distancat e madje edhe duke pirë kafe në mënyrë “tinëzare”.

Kryeministri Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Faceboook nga Spanja, ku shihet se policët godasin qytetarët e pabindur. Krahas videos, Rama shkruan “zgjidhni e merrni” duke lënë kështu të nënkuptohet se në vijim masat do ashpërsohen për shqiptarët e pabindur.

Postimi i plotë i Ramë:

🔴 KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

🔴 O NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR!…

🔴 ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË👊

Të fundit