Flash News

KRYESORE

“Zgjim nga brenda”, Basha nga Shkodra: Zgjidhja nuk do të vijë nga ndërkombëtarët

“Zgjim nga brenda”, Basha nga Shkodra: Zgjidhja nuk do të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se zgjidhja e krizës nuk do të vijë nga ndërkombëtarët, por nga brenda vendit.

Duke folur nga Shkodra pas një takimi me kryebashkiaken Voltana Ademi, Basha garantoi se ka një zgjim për zgjidhjen e situatës së krijuar prej muajsh në vend brenda dhe jashtë vendit.

“Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe kriza mund të zgjidhet vetëm nga ndarja e politikës nga krimi, por ndarja e saj pa proces zgjedhor nuk ka, pa situatave absurde si në Shkodër, a transformim politik nuk mund të ketë.

Kemi ndërmarrë hapa për të vijuar betejën deri në fund, që nuk e bëjmë për karriget tona, por për tu dhënë njerëzve mirëqenie dhe dinjitet.

As Rama as organizata e tij kriminale nuk kanë e as nuk mund të kenë përgjigje dhe as zgjidhje. Bashkë me platformën që do paraqesim para qytetarëve, në dialog me ta dhe zgjidhjet që do parashtrojmë do të sigurohemi që rruga e zgjidhjes së krizës të jetë sa më pak e mundshme dhe e shkurtër.

Një gjë ju siguroj, ka një zgjim brenda vendit dhe jashtë vendit. Kjo situatë ekonomike e krijuar nga bashkëpunimi me krimin nuk mund të zgjasë. Triumfi i të mirës me të keqen nuk do të vonohet”, tha Basha.

Bashkëbisedimi me gazetarët: 

Pyetje: A do të ketë marrëveshje me PS?

Basha: Prioritet është t’i japim fund krizës politike, kapjes së institucioneve, sot vendi ka shpresë, pa protestat e opozitës vendi nuk do të kishte shpresë.

Pyetje: Kur thoni zgjidhje nga jashtë iu referoheni ndërkombëtarëve?

Basha: S’ka zgjidhje nga jashtë, por nga brenda. Nga jashtë do kemi miq, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën, apo duke parë nga qielli, por duke u bashkuar e duke marrë fatin tonë në dorë.

Pyetje: Ju thoni se nuk uleni në dialog me zotin Rama, nga ana tjetër protestat nuk e larguan ?

Basha: Prioritetei kryesor është ndarja e politikës me krimin. Hiqni dorë nga propaganda qeveritare. PO të mos ishte për protestat e vendimet e opozitës,m sot vendi do ishte pa shpresë. Sot vendi ka shpresë, një nga bastionet e shpresës është Shkodra.

Pyetje: Të gjitha pushtetet i keni humbur zoti Basha...

Basha: Opozita pushtet ka pushtetin moral. Nëse pushtet i thua pushtetit të krimit, si të Tom Doshit, atëherë ky është pushteti i antivlerave.

Pyetje: Ju flisni për shpresë. Vetëm në Shkodër këtë vit u ulën në bankat e shkollës 4 mijë nxënës më pak, ku është shpresa?

Basha: Kjo e bën edhe më akute ndryshimin. Shpresën e shikoj te qëndresa e shkodranëve te vendosmëria për të mbrojtur e për të ecur me vlerat e jo antivlerave.

Të fundit