Flash News

KRYESORE

“Zgjimi nga gjumi i kryepërrallës për Drejtësi”, deputeti demokrat thirrje për protestë

“Zgjimi nga gjumi i kryepërrallës për Drejtësi”,

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçino Boçi, përmes një statusi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në protestën e ila do  të zhvillohet ditën e nesërme para parlamentit.

Boçi e ka konsideruar reformën në drejtësi dhe përpjekjet e qeverisë për të venë drejtësi në vend si një përrallë.

Duke krahasuar situatën aktuale më atë që ndodh në përralla, deputeti demokrat shprehe se në fund të superpërralës nuk do fitoj as e mira dhe as virtyti.

Statusi i plotë i Luçiano Boçit:

Shqipëria-kjo përrallë drejtësie

 

Shqipërinë të gjithë e duam shumë e jo më kot e thërrasim me emrin përrallor: E Bukura e Dheut.

Por kjo nuk mund ta shndërrojë atë në vendin që i nanurisen përralla e as në vendin që jeton me përralla.

Përralla për barazi, përralla për lumturi, përralla për Europë e sidomos kryepërralla për Drejtësi.

Kemi kohë që e dëgjojmë nga përrallistë modernë, vendas e të huaj, e që tirret e tirret vetëm për të vënë në gjumë mjerimin, për të mbajtur e përsëritur pushtetin e për të bërë padrejtësinë e rradhës.

Kjo kryepërrallë në ndryshim nga ato klasiket është me personazhe realë, me rrëfimtarë konkretë, e mbushur me të fortë, banditë, mbretër, të deleguar e sundimtarë që japin mend e marrin vendime.

Është me Ramë jo më me Katallan, është me Balil e Habil e jo më me lugatë, është me kryeprokuror e jo më me Kadi, është me ambasadorë e jo më me Bajlozë, është më drejtuese misionesh e jo më me Moira. Kjo nuk ndryshon asgjë në fakt.

Fatkeqësia më e madhe e kësaj kryepërrallës sonë, është se ajo ose ai që do fitojë në fund, qartazi duket se nuk do jetë as e mira, as virtyti, as e drejta, sic ndodh në përrallat e zakonshme.

Jo.

Këtu nuk fitojnë as njerëzit e zakonshëm, të vërtetë e të ndershëm. As Gishtoja, as Qerosi, as Zanat, apo Shtojzovallet.

Ajo ose ai që fiton është e keqa, vesi, ligësia e poshtërsia.

Fiton Rama, klienti, koncesioni, krimi...

Dhe më e shëmtuara e kësaj përrallës së Drejtësisë është se ai që na e rrëfen është personazhi më negativ i saj.

Është njësoj sikur përrallën e dikurshme të na e rrëfente Katallani, për të shpëtuar nga ndëshkimi hyjnor-popullor.

Kryepërrallën tonë të drejtësisë ai që e përrallis sot është vetë Rama dhe ndonjë pasionant i Ramës dhe i përrallave.

Ai përcakton Kushtetutën, KED-in, KLP-në, Kryeprokurorin e cfarë t’i duhet....për të shpëtuar e fituar.

Kriminelët i bën politikanë, dallkaukët intelektualë, lëpirësit pasunarë, kazanxhijtë vendimmarrës...

E në fund na e shet me “kartonat” e parlamentit të tij, sikur kjo kryepërralla është kryevërteta që na zbulon para nesh të Bukurën e Dheut....

Por Rama ka harruar një detaj:

Këtë kryepërrallën mgjs na e ka filluar me “Na ishte njëherë” për të mashtruar, nuk e mbyll dot me “Përralla ke kacarrumat, shëndetja ke çunat” e as me “Unë n’ shpi t’ florinit e ‘tjerët n’ kull’ t’Dukagjinit”.

Përralla e Drejtësisë shkërmoqet nga nesër, për ta shndërruar atë Histori të Drejtësisë dhe stoli “të Bukurës së Dheut”.

Zgjimi nga gjumi i përrallës, nis nesër në 9.30 para Parlamentit të përrallave....

Ju presim!!!!

Të fundit