Flash News

KRYESORE

‘Zgjohet’ grupi anti-Basha në PD, Eduard Selami: Çadrën e përdori kundër reformës në drejtësi dhe për të bllokuar zgjedhjet

‘Zgjohet’ grupi anti-Basha në PD, Eduard Selami:

Në Partinë Demokratike është ‘rizgjuar’ grupi kundër kryetarit Lulzim Basha, i mbetur në heshtje për gati një vit që pas miratimit të reformës në drejtësi, më 21 korrik të 2016-ës.

Pas reagimeve të deputeteve Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, të cilat kërkuan mbledhjen e grupit parlamentar dhe hyrjen në zgjedhjet e 18 qershorit, një tjetër deputet, kësaj here Eduard Selami, ka sulmuar kryetarin Basha.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Selami ka thënë se “Basha e përdori çadrën për të shmangur institucionet dhe për të bojkotuar Parlamentin në një moment të rëndësishëm siç është ai i zbatimit të reformës në drejtësi”. Sipas Selamit, retorika populiste e Bashës dhe vendimi për të bojkotuar zgjedhjet është i dëmshëm për vendin.

 

Të fundit