Flash News

KRYESORE

Zguri: Përplasja politike cënon organizimin e zgjedhjeve lokale, Kuvendi të mbrojë KQZ-në

Zguri: Përplasja politike cënon organizimin e zgjedhjeve lokale,

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2018. Zguri është shprehur se tashmë KQZ ka gati drafti-udhëzimin për partitë politike për keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

“Partitë politike i sjellin me vonesë propozimet për komisionerë dhe i ndryshojnë, gjë që hedh dyshime mbi administratën zgjedhore, cënon funksionimin e KZAZ-ve, cënon procesin e numërimit të votave duke vonuar nxjerrjen e rezultateve, cënon procesin zgjedhor. Një sjellje e tillë duhet të marrë fund sa më shpejt”, u shpreh Zguri.

Zguri, për procedurën e ligjit për dekriminalizimin u shpreh se nga nisja e funksionimit të ligjit, KQZ ka marrë 166 vendime për dekriminalizimin. Kreu i KQZ foli gjithashtu edhe për problematika të ndryshme në vendimmarrje të ardhura këto për shkak të vakumeve ligjore.

“Përplasja politike me shumë gjasë nuk do e lë KQZ pa e përfshirë në vorbullën e vet në organizimin e zgjedhjeve lokale. Për këtë Kuvendi duhet ta mbrojë KQZ-në. Zgjedhjet meritojnë një administratë të fortë dhe profesionale. Që zgjedhjet lokale të jenë me standarde Kuvendi duhet të mbështesë komisionin, sepse mund të kemi nevojëpër ndihmën tuaj”, tha Zguri.

Të fundit