Flash News

KRYESORE

“Zhdepin në dru” të moshuarin në oborrin e shtëpisë, familja nga Shkodra përfundon në komisariat

“Zhdepin në dru” të moshuarin në oborrin e

Një familje e tërë ka përfunduar në komisariatin e Shkodrës.

Pjesëtarët e familjes në fshatin Zogaj janë shoqëruar në polici, pasi të gjithë së bashku kanë dhunuar një 68-vjeçar në oborrin e banesës së tyre.

“Më datë 23.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit Y.R, B.R, A.R, H.R dhe A.R, vjeç 43, 23, 31, 61 e 35, banues në fshatin Zogaj, pasi në Zogaj, në oborrin e banesës tij, kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grusht, shtetasin S.B, vjeç 68, banues në Zogaj. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal”, sqaron policia.

 

Të fundit