Flash News

KRYESORE

“Zhduken” byzylykët e mbikqyrjes për të dënuarit, Bardhi jep ultimatum për kthimin e tyre

“Zhduken” byzylykët e mbikqyrjes për të

Ministri i teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka nisur një shkresë në drejtim të bashkimit të operatorëve ekonomike të cilët mbajnë padrejtësisht byzylykët elektronik që përdoren për mbikqyrjen e të dënuarve. Byzylykët përdoren për ata persona që janë në konflikt me ligjin.

“Pajisjet janë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, janë aset institucional dhe mbahen në ruajtje prej saj, sipas legjislacionit në fuqi. Administrimi i mallrave nga ana juaj mund të sjellë pasoja të rëndë për interesat e Ministrisë së Drejtësisë, për shkak se pajisjet mund të humbasin, dëmtohen apo përdoren për qëllime të tjera”, thuhet në shkresën e Bardhit.

Ministri Bardhi i ka bërë thirrje kompanisë dhe i ka lënë një afat prej 72 orësh për rikthimin e tyre. Ndërkohë që ngre dyshime të forta mbi cilësinë e byzylykëve.

 “Nëse mallrat ekzistojnë vërtetë në cilësinë dhe sasinë e kontraktuar, atëherë cila është arsyeja që ju nuk zbatoni ende kërkesën tonë për të na rikthyer mallin qe posedoni në kundërshtim me ligjin”, pyet Bardhi kompaninë.

Siç bëhet e ditur në shkresën e ministrit të drejtësisë, amdinistrimi i byzylykëve për të dënuarit i takon ministrisë, por me marrjen në administrim nga kompania në fjalë nga 222 byzylykë që duhet të ishin janë vetëm 76 prej tyre.

Megjithatë pavarësisht ultimatumit dhe afatit të lënë nga ministri , kompania ende nuk ka kthyer një përgjigje. Ndërkohë që aktualisht referuar shifrave zyrtareve rezulton se të paktën 80 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale janë nën mbikëqyrje elektronike. Balkanweb

Të fundit