Flash News

KRYESORE

Zhduket ambasadori i Koresë së Veriut në Itali

Zhduket ambasadori i Koresë së Veriut në Itali

Ambasadori i Koresë së Veriut në Itali ka refuzuar të kthehet në shtetin e tij pas përfundimit të mandatit. Mandati i tij ka përfunduar në nëntor 2018-ës por më shumë se një muaj ai rezulton i zhdukur.

Së bashku me të mendohet të jetë edhe bashkëshortja ndërsa dyshohet se diplomati ka kërkuar azil politik në një prej vende perëndimore. Kjo pasi, ministria e Jashtme e Italisë ka bërë të ditur se ambasadori i Koresë së Veriut nuk ka paraqitur kërkesë për azil në këtë shtet.

Jo Song-gil 48 vjeç, qenë ambasador në Romë i shtetit komunist që nga Tetori i vitit 2017.

Të fundit