Flash News

KRYESORE

Zhduket pa asnjë gjurmë shqiptarja në Zvicër, policia kërkon ndihmë

Zhduket pa asnjë gjurmë shqiptarja në Zvicër, policia

Një grua shqiptare është shpallur në kërkim nga Policia e Kantonit Zug në Zvicër, pasi rezulton e humbur nga dita e djeshme, 29 maji.

Sanije Aliti është parë së fundmi të hënën, më 29 maj rreth orës 9:15 në Klinik Zugersee në Oberëil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton albinfo.ch.

Përmes këtij njoftimi kërkohet ndihma e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Ajo është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip. Kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë (blazer) të zi, të shkurtë dhe atlete të zeza.

Të gjithë ata që kanë informacion lidhur me vendqëndrimin e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41

 

Të fundit