Flash News

KRYESORE

Zhduket pedagogia nga Shkupi, bashkëshorti apel për ta gjetur

Zhduket pedagogia nga Shkupi, bashkëshorti apel për ta gjetur

Pedagogia e Fakultetit të Bujqësisë në Shkup, Snezhana Trojaçanec, është zhdukur pa lënë gjurmë. Bashkëshorti i saj Pllamen me një deklaratë në rrjetet sociale ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur gruan e tij, Snezhana.

 ”Ju lutem të ndihmoni për ta gjetur gruan dhe nënën e fëmijëve tanë. Nuk e di kur ka dalë nga shtëpia pasi kam fjetur gjatë natës. Në mëngjes e kam vërejtur se nuk është. Jashtë është ftohtë, më ndihmoni që ta gjejmë” ka deklaruar bashkëshorti.

Profesoresha është 52 vjeçare. Familjarët kërkojnë t’i informoni në numrin 078 257 878 për çdo informacion. Po vijojnë kërkimet, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të Snezhana Trojaçanec.

Të fundit