Flash News

KRYESORE

Zhduket prej një jave 21-vjeçari nga Maqëllara, familjarët: Dyshojmë për rrëmbim

Zhduket prej një jave 21-vjeçari nga Maqëllara,

21 vjeçari Mateo Aga nga Maqëllara e Peshkopisë, është zhdukur prej një jave.

Familjarët kanë denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa shprehen se dyshojnë që të birin e kanë rrëmbyer.

“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Në 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan. Mateo nuk kishte telefon me vete kur u largua. Shkoi në fshat me makinën e një fqinji,” janë shprehur ata në polici.

Ndërkohë, policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21 vjeçarit.

 

Të fundit