Flash News

KRYESORE

Zhduket ‘pronari’ i 5 tonëve hashash, Gjykata i mori 1 milion lekë dhe e la të lirë

Zhduket ‘pronari’ i 5 tonëve hashash, Gjykata i mori 1 milion

Policia e Vlorës mbërriti dje në fshatin Llakatund për të shoqëruar në qeli Rakip Arapajn, personi i cili akuzohet se kishte në zotërim 5 ton hashash. Por kur policia ka mbërritur në shtëpinë e të akuzuarit nuk e ka gjentur aty, ndonëse atij i ishte caktuar nga gjykata masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjykata e Shkallës së Parë i kishte sekuestruar pasaportën Arapajt dhe i kishte kërkuar 1 milion lekë të reja për të ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, ndonëse akuzohej për 5 ton kanabis. Pas Prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit vendosi ta rikthejë në qeli Rakip Arapajn, por tashmë ishte vonë pasi i dyshuari ka humbur gjurmët.

Gjatë kontrollit të parë të banesës, përveç drogës, Arapajt iu gjetën edhe dy armë kallashnikov, si dhe 2 litra e gjysmë vaj hashashi.

Të fundit