Flash News

KRYESORE

Zhduket shoferi në Durrës, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 55-vjeçarit

Zhduket shoferi në Durrës, policia kërkon ndihmën e

Autoritetet policore në Durrës kërkojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një shoferi nga Kosova, i cili rezulton i zhdukur që prej së shtunës.

Referuar informacioneve tw policisw, Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.

Rama është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza. “Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Të fundit