Flash News

KRYESORE

‘Zhduket’ Tahiri, Erion Veliaj forcon pozitat brenda PS dhe te të rinjtë socialistë

‘Zhduket’ Tahiri, Erion Veliaj forcon pozitat brenda PS dhe te

Erion Veliaj ka mbetur i vetëm në garën për pasuesin ardhshëm të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Tani që rivali i tij kryesor, Saimir Tahiri, është tërhequr nga çdo aktivitet politik, Veliaj po nxiton të forcojë pozitat në parti.

Pak ditë më parë u organizuar nga FRESSH aktiviteti për shpërndarjen e 160 bursave për të rinjtë socialistë, në universitetet private. Përveç kreut të FRESSH, Eljo Hyska, në panel ishte i ftuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla dhe deputeti Anastas Angjeli, njëkohësisht pronar i një universiteti privat.

“Urime bursistëve të FRESSH për vitin e ri shkollor. Mësoni fort; Jepni mirësi; Telefononi ata të shtëpisë; Jini bujarë; Bëni miq; Gjeni një mentor; Mos i bëni naze punës; Injoroni trollsat; Dilni për vrap; Mendoni pozitivisht, çdo gjë bëhet”, ishin këshillat e Veliajt për ata të rinj që në ardhmen do të angazhohen brenda strukturave të PS-së.

Të fundit