Flash News

KRYESORE

Zhdukja e "Air Albania", kryebashkiaku i natës publikon foton e "grupit elitar" dhe ironizon Ramën

"Air Albania", kompania shqiptare e fluturimeve ajrore u zhduk pa lënë gjurmë, pas një promovimi të fuqishëm  nga qeveria shqiptare.

Kryebashkiaku i natës, Briken Fejzullai ka ironizuar kryeministrin Edi Rama që bashkë me "grupet elitare" kanë udhëtuar me Air Albania.

"MIRËMËNGJES 

Dhe me këtë foto të këtij grupi turistësh elitarë shqiptarë, teksa hipin tek Air Albania për të parë Stambollin, ju uroj një ditë të mbarë!", shkruan Fejzullai, teksa ka publikuar foton e një karroce me njerëz që duan të hipin në avion.

Kujtojmë që në udhëtimet me Air Albania, videot e të cilave janë publikuar në ERTV, kanë qenë gazetarë, persona publikë, pensionistë dhe studentë të ekselencës.

Të fundit