Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zhdukja e ‘ASH’/ Artan Fuga i prerë: Ministrja Shahini të shkarkohet; ish-Jugosllavia ka rënë!
Modelin e paraqitur në Kuvend për reformimin e Akademisë së Shkencave, akademiku Artan Fuga e konsideron të llojit të ish-Jugosllavisë.
Me një vendim të paprecedentë, ky ligj i ri i hartuar nga grupi i punës i drejtuar nga Skënder Gjinushi, 15 deputetë të PS dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini, kërkon të shkrijë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut.
Por Artan Fuga thekson se ish-Jugosllavia ka rënë bashkë me modelet e saj institucionale. Ai shfaqet i prerë në kërkesën për shkarkimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit.
“Unë i qendroj fort dhe parimisht kërkesës sime për shkarkimin e qytetares Besa Shahini nga posti i ministres të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, pasi ajo deklaroi dje më 10 maj, qëllimin e fshehur se ka synim të shkrijë në një të vetme Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me ato të rajonit”, shprehet Fuga.
Duke e konsideruar tradhti në bindjet shtetformuese të shqiptarëve, Fuga thotë se do të përballet deri në fund me këtë synim të ministres Shahini dhe se kërkon një Akademi Shkencash që orientohet nga Perëndimi dhe jo nga ish-Jugosllavia.
“Unë jam absolutisht kundër dhe do të përballem deri në fund me këtë synim të shprehur prej saj si edhe me modelin e paraqitur nga grupi i drejtuar nga Skënder Gjinushi, të cilin e kanë paraqitur mjerisht si të tyrin edhe 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk besoj se kanë pasur mundësi të njihen me thelbin e çështjes. Më jepni përkrahje ! Unë jam për një akademi shkencash të Shqipërisë që sheh dhe orientohet nga Perëndimi, kurse ministrja, qytetarja Besa Shahini, shpreh synimin se kërkon të na cojë në modelet e akademive të shkencave të ish Jugosllavisë”, thotë akademiku.
Reagimi i plotë i Artan Fugës:
Ish Jugosllavia ka rënë !
Bashkë me modelet e saj institucionale.
--------------------------------------
Thirrje publike për përkrahje duke u shprehur me like dhe komente për t'a cuar zërin në Kuvendin e Shqipërisë!
--------------------------------------
Ra ajo ngrehinë që ngritën kokën shqiptarët e Ballkanit. Këtë nuk e paska kuptuar vetëm ministrja e arësimit, qytetarja Besa Shahini, dhe akademia e shkencave e Shqipërisë!
Unë i qendroj fort dhe parimisht kërkesës sime për shkarkimin e qytetares Besa Shahini nga posti i ministres të arësimit, rinisë dhe sporteve, pasi ajo deklaroi dje më 10 maj, qëllimin e fshehur se ka synim të shkrijë në një të vetme akademinë e shkencave të Shqipërisë me ato të rajonit.
Drejtuesit e shtetit tonë të bëjnë si ta mendojnë!!! Përgjegjësia është e tyre!
Cdo intelektual i ndershëm, cdo shqiptar patriot, çdo student e kupton që një deklaratë si kjo, kaq në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, me ligjet e vendit, me vlerat europiane, me detyrën e një ministri që shprehet se synon zhbërjen e identitetit të institucioneve publike të shtetit të Shqipërisë ndërkohë që ka për funksion t'i ruajë dhe forcojë ato, nuk e ka bërë asnjë ministër arësimi qysh nga koha e themelimit të shtetit shqiptar, as nën Monarki, as në kohën e pushtimit fashist dhe nazist, as në kohën e diktaturës dhe as në periudhën e tranzicionit paskomunist.
Ne jemi tradhëtuar në bindjet tona shtetformuese !
Unë jam absolutisht kundër dhe do të përballem deri në fund me këtë synim të shprehur prej saj si edhe me modelin e paraqitur nga grupi i drejtuar nga Skënder Gjinushi, të cilin e kanë paraqitur mjerisht si të tyrin edhe 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk besoj se kanë pasur mundësi të njihen me thelbin e çështjes.
Më jepni përkrahje !
Unë jam për një akademi shkencash të Shqipërisë që sheh dhe orientohet nga Perëndimi, kurse ministrja, qytetarja Besa Shahini, shpreh synimin se kërkon të na cojë në modelet e akademive të shkencave të ish Jugosllavisë.
Ja përballja në thelbin e saj politik dhe gjeopolitik!
Por, ish Jugosllavia është rrëzuar, duam apo nuk duam ne. U rrëzua kjo ngrehinë që të ngrenë kokën Shqiptarët në Ballkan. Përse Kuvendi i Shqipërisë dhe ministria jonë e arësimit do të mund të na e risjelli atë model institucional në Shqipëri?
Për këdo që e ka të vështirë ta kuptojë synimin e shprehur madje edhe jashtë programit të qeverisë:
Cfarë do të thotë integrim si një e tërë e akademive shqiptare në rajon?
Ose shqiptarët si akademikë të ikin nga akademia e Malit të Zi, e Maqedonisë të Veriut dhe eventualisht e Serbisë, duke krijuar akademi shkencash etnike, pra të vetëizolohen. Cka nuk ka model në asnjë vend të botës.
Ose pastaj të integrohen këto akademi etnike pastërtisht shqiptare me akademinë e shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, çka nuk e lejojnë sigurisht shtetet e tyre. Na propozohet gjoja një shkencë e pastër shqiptare, etnikisht e pastër, çka mund të asociohet me dënglat për një shtet të pastër etnikisht shqiptar, në kundërshtim me të gjitha vlerat europiane dhe ato perëndimore!!!
Ose të integrohet në një të vetme akademitë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të ZI, etj. Dhe ky nënkuptim i përmbajtur dashur padashur në atë synim është pastaj terr!
Në cdo rast kjo do të thotë platformë për ta cbërë akademinë e shkencave të Shqipërisë. Kujdes tjetër është bashkëpunimi, tjetër "shkrirja në një".
Synimi i shprehur i kësaj anëtarje të qeverisë nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Shqipërisë as me platformën e qeverisë dhe as me strategjinë e akademisë të shkencave të themeluar nga dijetarët e mëdhenj shqiptarë të kohës, as me kuadrin rregullues europian.
Detyra ja do qe t'i forcojë institucionet e Shqipërisë jo t'i shkrijë duke i bashkuar në mënyrë absurde me institucione shtetesh të tjera.
Intelektualët shqiptarë nuk do ta lejojnë këtë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38