Flash News

KRYESORE

Zhdukja e avokatit Muço, prokuroria italiane ka një kërkesë për autoritetet shqiptare

Zhdukja e avokatit Muço, prokuroria italiane ka një

Prokuroria në Macerata të Italisë ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare, për të zbardhur misterin e zhdukjes së avokatit shqiptar, Bashkim Muço.

Mësohet se bileta e udhëtimit të avokatit ishte “shënjuar” që do të thotë se personeli i tragetit e ka kontrolluar. Prokuroria në Macerata ka hapur një dosje për ngjarjen, duke e cilësuar si vrasje, në mënyrë që t’i japë një shtysë më të fortë hetimit, dhe për të zbardhur rastin.

Sipas mediave italiane, kjo prokurori u ka dërguar një kërkesë porosi autoriteteve të Durrësit në mënyrë që të bashkëpunohet për zbardhjen e ngjarjes.

54-vjeçari është zhdukur që prej 2 nëntorit ku po udhëtonte drejt Maceratas ku jetonte familja e tij.

 

Të fundit