Flash News

KRYESORE

Zhdukja e dy motrave 16-vjeçare në Tiranë, dëshmia e shoqes: Dëgjova se do të shkonin…

Zhdukja e dy motrave 16-vjeçare në Tiranë, dëshmia e

Ditën e djeshme familjarët e dy vajzave 16-vjeçare, motra mes tyre, denoncuan në komisariatin nr.5 se nuk kishin asnjë informacion rreth tyre. policia nisi kërkimet ndërkohë që ende nuk ka informacin rreth vendodhjes së mundshme.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që adoleshentet mund të jenë nisur drejt Kosovës. Kjo bazuar edhe tek dëshmia e një nga shoqeve të vajzave, e cila i kishte dëgjuar ato një ditë teksa flisnin për një udhëtim të mundshëm drejt Kosovës.

Pas denoncimit të familjarëve, Policia kërkoi informacione nga Policia Kufitare e Kukësit, për të parë nëse vajzat kishin udhëtuar drejt Kosovës. Ndërkohë, burimet pohojnë se të paktën deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, vajzat nuk rezultojnë të kenë kaluar kufirin. Sakaq, vijojnë hetimet për gjetjen e vajzave.

Të fundit