Flash News

KRYESORE

Zheji analizon uljen e tatimit për të pasurit: Rama në rrezik, kërkon mbrojtje nga oligarkët

Zheji analizon uljen e tatimit për të pasurit: Rama në rrezik,

Analisti Artur Zheji ka komentuar lëvizjen e mazhorancës, e cila në fshehtësi votoi me 74 vota pro ligjin për uljen e tatimit të dividentit për më të pasurit, duke e çuar atë nga 15% në 8%.

Në një analizë të publikuar në ‘360 gradë’ me titullin: “Kryeministri josh oligarkët: Jam në rrezik, më mbroni!…”Zheji shkruan se ligji u fal miliona euro oligarkëve, ndërsa la rrugëve studentët dhe ju refuzoi atyre uljen e pagesave për universitetet.

Ky është një guxim shumë i madh dhe njëkohësisht një paftyrësi shumë e madhe, që nuk përligjet dot, përveçse me ekuacionin e zymtë të një korrupsioni madhor dhe me përdorimin e kuvendit si një fabrikë ligjesh korruptive, që prodhon tashmë ligje të posaçme për super të pasurit e posaçëm, mbi të cilët, kjo qeveri mbështetet. E sigurtë se kur të fishkëllejë për zgjedhje, “Oligarkët”, do të komandojnë punonjësit e tyre, të pambrojtur nga asnjë sindikatë, të votojnë sipas urdhërit të pronarëve, të fotografojnë votat e tyre, nëse do të duan të ruajnë vendin e punës. Dhe në fishkëllimën e dytë, paratë e falura të shqiptarëve, do të përdoren pjesërisht edhe për të blerë votat, kur momenti do ta kërkojë”, mendon Zheji.

Analisti shkon më tej, duke paralajmëruar së lëvizja e kryeministrin do shtojë rastet e shit-blerjes së votave, pasi oligarkët, do të komandojnë punonjësit e tyre, të pambrojtur nga asnjë sindikatë, të votojnë sipas urdhërit të pronarëve, të fotografojnë votat e tyre, nëse do të duan të ruajnë vendin e punës.

Edi Rama, do të mbahet tanimë mend, si një turp dhe nuk ka ujë e furçë që ta lyejë, këtë akt më të fundit grabitqar, që nuk shitet dot si një lehtësim i financave të bizznesit të madh, me pasojë varfërimin e mëtejshëm të Shtetit dhe pamundësinë e tij të sotme e të nesërme për të ndërtuar një spital apo një univeristet të ri për të qenë. Është e paparashikueshme se si do të vejë halli i nesërm i shqiptarëve, që kanë alternativë dinjiteti, vetëm banditizmin apo largimin nga Atdheu, me çdo kusht dhe me çdo çmim, për një jetë më të mirë dhe më të përfillur…”, thekson ai.

Të fundit