Flash News

KRYESORE

Zheji i shqetësuar: Vendi në pikën më kritike; qeveria e shkëputur nga realiteti

Zheji i shqetësuar: Vendi në pikën më kritike; qeveria e

Analisti Artur Zheji është shprehur i shqetësuar me situatën që po kalon vendi, veçanërisht pas protestave të pandalshme të banorëve të ‘Unazës së Re’, te cilet rrezikojne te mbeten pa shtepi.

“Tre tablotë e ditës së sotme nuk kanë përfunduar ende. Banorët e unazës së re do të mblidhen sërish”, sipas tij policia, e iniciuar nga fjalimi i ashpër i Ramës, por edhe nga deklarata e Sandër Lleshajt, që të mos e marrin për dobësi tolerancën e policisë, uniformat blu mund të ngrenë shkopinjtë e gomës më me vendosmëri.

Sipas Zhejit, jemi në pikën më kritike, e cila shton ai: "Vërtetojnë shkëputjen e kësaj klase politike që drejton vendin nga realiteti që i rrethon".

I pyetur nëse opozita e ka përdorur protestën e sotme, Zheji u përgjigj se mbledhja e PD-LSI me grupet e interesit për të diskutuar mbi buxhetin, ishte për të treguar se ekonomia po shkon drejt një kolapsi. Sipas Zhejit tendenca përjashtuese vjen kur mbyllen dyert për dialog.

Të fundit