Flash News

KRYESORE

Zheji konfirmon lajmin e Politiko.al: Përfaqësuesit e Ramës s’më vijnë në emision, preferojnë të shkëlqejnë në heshtje

Zheji konfirmon lajmin e Politiko.al: Përfaqësuesit e Ramës

Prej disa muajsh është vënë re se në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News nuk shfaqen zyrtarë dhe politikanë të Partisë Socialiste, ndonëse në fillim të sezonit kjo parti përfaqësohej me dy njerëz të saj, kryesisht deputetë.

Nisur nga ky fakt, Politiko.al publikoi një artikull më titull: “Opozitarizmi në emision, Edi Rama hakmerret ndaj Artur Zhejit”, ku konstatohej se emisioni i drejtuar nga Zheji ka arritur të sigurojë audiencë të konsiderueshme  dhe kjo mesa duket ka shqetësuar kryeministrin.

Nuk kaluan shumë minuta dhe moderatori i emisionit konfirmoi lajmin tonë, pavarësisht se nuk përmendi na emrin duke thënë se përfaqësuesit e mazhorancës nuk i shkojnë në emision, pasi preferojnë të shkëlqejnë në heshtje.

“Kam vërejtje nga një miku im që e vlerësoj shumë që më ndjek nga Pogradeci dhe më thotë që Zheji po ku i ke kundërshtarët. Faktikisht, kundërshtarët i japim me sinkrone sepse ata nuk para vijnë [në emision] sepse kur dëgjojnë emrat e të ftuarve në studio thonë: ‘Jo, jo, faleminderit, më mirë shkëlqejmë më heshtje’ për ata që do të mbronin tezat e kundërta. Ky është një shpjegim për mikun nga Pogradeci por edhe për të gjithë ata që mund ta bëjnë këtë pyetje. Megjithatë, kjo nuk na pengon që të japin informacione dhe të jëmi sa më shumë objektiv. Nuk kemi tendencë të bëjmë spektakël në vetvete duke bërë një debat të zhurmshëm, më tepër sesa duke renditur disa të vërteta”, sqaroi moderatori Zheji.

Të fundit