Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zheji për Ramën: Kam një pjesë të vogël të fajit në stërvitjen e këtij bilbili gjyzar, e vija të lexonte dorëshkrimet e Komedive të mia
Analisti Artur Zheji, në një shkrim të botuar në portalin ‘360 gradë’, thotë se kush mendon se kryeministri (KM-ja) flet kot, ja fut kot, sepse ai flet për delet e veta që duan të dëgjojnë zërin e bariut.
Zheji thotë se kryeministri cicëron si një bilbil gjyzar, duke u bazuar në shumë raste, mbi efektin dhe jo mbi thelbin e gjërave që thotë.
“Në të vërtetë, unë si autor i këtyre rreshtave publike, kam një pjesë të vogël të fajit, në stërvitjen e këtij bilbili gjyzar, që në të ri të vet, ishte përgjithësisht krejt ndrojtësak e fjalëpak, me pamje të rrejshme hutaqi dhe djali të mirë.
Sepse e vija të lexonte dorëshkrimet e Komedive të mia (që i mbiquaja Komedi heroike), dukë përzgjedhur secili nga një personazh, për ti zhdërvjellësuar vëllazërisht komunikimin e ndrojtësakut, që dukej në rrugët e Tiranës, si një UFO gjatosh që çapitej në një mjergull që e paraprinte, ose e ndiqte pas”, shkruan Zheji.
Shkrimi i plotë i Artur Zhejit
KM-ja, ky gojëtar dhe bilbil gjyzar që magjeps delet, por që rrezikon të shqyhet nga qentë e stanit të tij…
Nga Artur Zheji
Kush mendon se KM-ja flet kot, ja fut kot, sepse ai flet për delet e veta që duan të dëgjojnë zërin e Bariut.
Është një KM gojëtar dhe që cicëron si një bilbil gjyzar, duke u bazuar në shumë raste, mbi efektin dhe jo mbi thelbin e gjërave që thotë.
Është bërë si ato plakat e nderuara të Gjirokastrës, apo të Bregut e Vunoit, që ulen në gurët e bardhë para dyerve të shtëpive, që thirren sofate dhe flet e përflet KM-ja, gjithë mëhallën, përflet nderin e përfolur të çupkave dhe djelmve të të gjithë kasabasë…
Në të vërtetë, unë si autor i këtyre rreshtave publike, kam një pjesë të vogël të fajit, në stërvitjen e këtij bilbili gjyzar, që në të ri të vet, ishte përgjithësisht krejt ndrojtësak e fjalëpak, me pamje të rrejshme hutaqi dhe djali të mirë.
Sepse e vija të lexonte dorëshkrimet e Komedive të mia (që i mbiquaja Komedi heroike), dukë përzgjedhur secili nga një personazh, për ti zhdërvjellësuar vëllazërisht komunikimin e ndrojtësakut, që dukej në rrugët e Tiranës, si një UFO gjatosh që çapitej në një mjergull që e paraprinte, ose e ndiqte pas.
Sigurisht, Bilbil Gjyzari, që mburet banaqeve se është më i miri ndër shqiptar në çdo gjë e në çdo fushë, nxënësi pa ndërmjetës i Konicës apo i Fan Nolit, e që nuk ka bërë as edhe një kornizë të thjeshtë druri, për Nolin e zhdukur këso kohe nga Kisha e Janullatosit, apo për Konicën aventurier mendor, sepse ministrja e tij, ministrja e statuseve “fuck them”, nuk ka në 5 vite as edhe një shenjë të egzistencës së saj në kulturën mjerane shqiptare, Bilbil Gjyzari + KM, mendon rrejshëm dhe në jerm, se fjalimet e këngëruara prej tij, janë bukë që haet dhe shëllirë ku ngjyhet kotherja e popullit të skamur.
Ky delir, ky vetëadhurim ka plot vite që zgjat, sepse delet të cilave Bilbili u këndon, nuk dinë se çfarë është rebelimi dhe shkojnë me këmbët e tyre për të kullotur barin që u caktohet, aq sa u caktohet, dhe përsëri me këmbët e tyre shkojnë edhe te kasapi.
Në të vërtetë, periudha e tij, do të jetë një faqe humoristike dhe komike, për brezat që do vijnë, që do të kqyrin periudhën më të gjatë dhe më ekstreme, të Delërimit tonë Kombëtar, përkundrejt Bilbilit Gjyzar, që mohon të nesërmen, atë që mbjell vetë një natë më parë, qoftë kjo planifikim kombëtar për mbjellje me kanabis të të gjthë Shqipërisë, intrigë, maskarallëk apo hakmarrje prej të dehuri, budallallëk, zhvatje, konspiracion, arrogancë, tejkalim kompetencash, dhe mbi të gjitha përqëndrimin më të madh të idiotëve dhe injorantëve për metër katror të oborrit të tij kryeministror.
Kësaj periudhe po i vjen fundi, por jo nga delet, por nga vetë qentë e stanit, që ka përzgjedhur për të ruajtur delet e kombit, të cilët rrezikojnë të hanë Bariun, që të shqyejnë lirisht të gjitha delet e mbetura.
Do mbetemi pa bilbil gjyzar dhe pa një udhëheqës të Pagabueshëm dhe Askurrë fajtor e përgjegjës për asgjë, nisur nga fjalët e tij, që ngjajnë gjithmonë e më shumë dhe nuk gëzohem aspak për këtë gjë, si ato ngjyrat e ylberit që vërehen, në cipën e hollë të fluskave të sapunit që fëmijët fryjnë me kallam.
Tërheqëse nga jashtë dhe bosh, krejt bosh nga brenda.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38