Flash News

KRYESORE

Zheji promovon kolonelin: Bëhu drejtor i policisë; me ty fëmijët e mi janë të sigurtë

Zheji promovon kolonelin: Bëhu drejtor i policisë; me ty

Në emisionin ‘360 gradë’ po diskutohet tema: ‘Shqipëria, a është rrumpalla që duam?’, ku ndër të ftuarit është edhe ish-shefi Qarkullimit të Tiranës në kohën e Partisë Demokratike, Krenar Ahmeti

Teksa po diskutohej, Zheji nuk i kurseu elozhet për Ahmetin, të cilin e konsideroi si një ish-punonjës shembullor të Policise se Shtetit: “Unë dua që ti të bëhesh drejtor i Policisë së Shtetit. Ku i dihet, Rama ndonjëherë degjon dhe afeksionohet. Duke qene ti drejtor fëmijët e mi janë të sigurt”, iu drejtua Zheji.

Ahmeti i mirë-priti qendrimet e Zhejit, ndërsa dha edhe disa këshilla se si mund të reduktohet krimi në vend. “Reforma kryesore është ngritja e moralit të policëve. O ta bëjnë vettingun, o të ndërpritet sepse i kanë lënë varë njerëzit. Vettingu vjen nga fjala me të prerë në qafë, pra skarcim. Ne duhet të punojmë si homologët tanë. Duhet të punojë elektroni. Që në 2013, kanë teknologjinë më të mirë. Kanë F16, kaq hequr pilotët dhe nuk i përdorin dot”, përfundoi Ahmeti, qe mban titullin 'kolonel'.

Ahmeti eshte ne pritje te rikthimit ne radhet e 'uniformave blu', pasi ka fituar gjyqet me Ministrine e Brendshme pas shkarkimit nga Saimir Tahiri.

Të fundit