Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Zheji: Rama do donte t’i hidhte nga shkallët disa ministra, por nuk mundet! Shpërblim i majmë për atë që ka idenë
Artur Zheji në një analizë të gjatë ditën e sotme, marrë shkas dhe nga situate e ditës së djeshme në parlament, shkruan se kryeministri Edi Rama do të donte shumë që të hiqte qafe disa nga ministrat e qeverisë që zgjodhi vetë një vit më parë.
“Por as nuk i largon dot nga postet “vemjet” dhe as nuk i ndrron dot pjesët e këmbimit të mekanizmit të ngecur qeverisës, sepse është komprometuar në marrëdhëniet e tij me ta, KM-ja, është zvenitur dhe zvetënuar dhe ska më forcë të ringjallë organizmin e pothuaj vdekur të qeverisë, sepse ata, vartësit servilë të djeshëm, që zgërdhihen si hiena, e kanë të dhimbshëm dhe të thellë kafshimin hakmarrës, në publik, në ambasada, në portale private, e më the, e të thashë”, shkruan Zheji.
Më tej Zheji shprehet se KM kërkon të iki, por kjo nuk bëhet pa u ndjerë.
“Në të vërtetë KM-ja, kërkon të ikë, posi?
Nëse dikush ka ndonjë ide të mirë, le t’ja dërgojë, shpërblim i majmë nuk do të mungojë, kjo është e sigurtë, po a e gjeni dot, se si iket tashmë në majë të gishtave? Kjo është çështja e sotme e KM-së, por e shqiptarëve…”.
Nga Artur Zheji
Nuk del dot më nga qerthulli që ka krijuar KM-ja, një pellg kënetor banuar nga gjallesa mediokre dhe në një pjesë të madhe të diskretituara e që skanë më se ç’thonë.
E bëri qeverinë e re, një vit më parë, me po ato rrangalle njerëzore që ricikloi nga dështimet e qeverisë së vet të mëparshme.
Ministra dhe drejtorë të suksesshëm? Aspak jo. Vetëm të jesh në zyrat kryeministrore dhe të dëgjosh shpërthimin e pështjelluar të KM-së, sharjet, gëlbazat, fyerjet dhe pakënaqësinë e thellë për “vemjet” e shtuara në oborrin e tij qeveritar dhe joqeverisës.
Do të donte ti hiqte qafe dhe ti hidhte nga shkallët një pjesë të madhe syresh, ca ngordhje pa dritë dhe pa rendiment, ca thithlopa e pleshta për nga pesha publike, që kanë ndalur makinën e shtetit në llucë dhe merren vetëm me gjueti lekësh dhe shpikje formulash për të përsosur zhvatjen, trafikun dhe sofistikimin e jetës së dashnoreve të tyre “gjakpirëse” dhe gojëarta…
Por as nuk i largon dot nga postet “vemjet” dhe as nuk i ndrron dot pjesët e këmbimit të mekanizmit të ngecur qeverisës, sepse është komprometuar në marrëdhëniet e tij me ta, KM-ja, është zvenitur dhe zvetënuar dhe ska më forcë të ringjallë organizmin e pothuaj vdekur të qeverisë, sepse ata, vartësit servilë të djeshëm, që zgërdhihen si hiena, e kanë të dhimbshëm dhe të thellë kafshimin hakmarrës, në publik, në ambasada, në portale private, e më the, e të thashë.
Sigurisht, ky KM-ja i sotëm, nuk është i pari në këtë llucëzhytje dhe në këtë llucëngecje, edhe KM-ra të tjerë, kanë kaluar kësaj rrugë para tij, i kam parë dhe i kam vëzhguar prej vitesh tashmë.
Marrëdhënia fëlliqësisht e tepruar me paranë e prejardhjeve nga më të ndryshmet, është ngërçi bazë.
Kjo edhe e mplak, e mpin, e bukos, e ngordh, e asfikson, ta vdes në duar çdo përpjekje, edhe në qoftë se KM-së i lind përsëri një e tillë herë pas here, për ta shkundur qeverinë e vet që nuk prodhon ide, nuk ka nur dhe ka në krye marka tashmë të njohura të zhvatjes kombëtare, vese pështironjëse e maniakale personale, që kutërbojnë në jo pak ministri të rilindjes së përmbysur…
Edhe vetë KM-ja, ska më fuqi shesë tullumbacet e veta gënjeshtare me artin e dikurshëm mbresëlënës, i shterruan të gjitha metaforat, fjalëformimet dhe fjalëshkatrrimet, neologjizmat dhe kalamburet e mësuara për tjetër arsye, në laboratorët shpirtërorë të ca pak dijetarëve e mjeshtrave shqiptarë që e deshën si birin e tyre, KM-në e sotëm, para viteve ’90 e më pas, por mbi të gjitha KM-ja nuk ka më energji.
Është një bateri e shkarkuar.
Sepse në vend të energjisë për të bërë edhe për të tjerët diçka të re e të mirë, që e shtyn qënien njerëzore për të bërë sidoqoftë ndonjë gjë në themel, KM-ja, stivos vetëm skema korruptive kullash me shumë kate për ta bërë Tiranën që nuk ka më as hapësira, as sheshe frymëmarjeje për të qenë, as nënkalime dhe as rrugë të reja, një ferr të pajetueshëm.
Për të mbajtur në këmbë këtë ngrehinë bojëdalë të qeverisë së vet, të përbërë nga arrna dështimesh dhe fjalimesh e premtimesh të kurrëmbajtura, për të cilat tashmë nuk kurrëskuqet më, KM-ja, e ul gjithmonë e më shumë stekën e marrëveshjeve të fshehta dhe jo erëmira, me llumin e vjetër dhe me llum të ri speciesh, që qëndrojnë ndërmjet banditit dhe biznesmenit, ku edhe ministrat e drejtorët e rëndësishëm raportojnë në lokalet e tyre dhe shkojnë e falen te llumi si te hoxha, për një fjalë të mirë, për një mbështetje, për një ndërhyrje paqtuese te KM-ja, për të pastruar paratë dhe për të paguar kontributet, apo për ti punuar ato, e kështu me rradhë…
E dhimbshme kur e mendon, kur dëgjon bythëçarjen e gagaçëve dhe gagaçeve, që përbetohen se buxheti ska para as për tetatër, as për spitale, as për shkolla, as për asistencë sociale… sepse në më të shumtën e vet, paraja e shqiptarëve, është përthithur nën dysheqe, në qypa, në offshore anë e mbanë botës, në shpërdorime marramendëse dhe shpenzime idiote prej sheikësh…
Është pra koha që kur “zullumi ntrashet kaq shumë dhe sdi të bëjë tjetër përveçse të ntrashet” ky zullumziu, KM, kur mundësitë e vetëkorigjimit janë Zero, kur një tërmet i Ndërgjegjes që rizgjon, si nëpër romane, madje edhe vrasësit serialë nga etja e krimit, kur një tërmet i tillë pra, për të lënë sadopak emër, për të mbjellë një apo disa lule në kënetë, mungon apo është i pamundësuar nga pengmarrja, është pra koha për të ikur.
Po ku të shkojë KM-ja?
Në Paris, të rikthehet si bohem? Si mundet? Punë që sbëhet dot më!
Nëpër botë për të bërë afreske në shkretëtirë? Do ta ndiqnin e do ta shqyenin të parët, lukunia e qenve, që sot janë ushtarët e tij të llumit.
Do ta persekutonin sigurisht, edhe ata, të cilëve u ka bërë dëme në jetë…
Prandaj dhe detyrohet të rrijë i vetëburgosur, në qelinë e tij të artë, të hajë krudot e mira dhe të qëndisë fjalime përherë e më të zgjyrosura dhe të gënjejë veten se po jeton si mbret në bunkeret që ka ndërtuar rreth vetes, duke shtuar rojet, me shpresën e vërtetuar si idiote se rojet të ruajnë, kur dikush apo disa, kanë vendosur vërtet të të heqin qafe.
Në të vërtetë KM-ja, kërkon të ikë, posi?
Nëse dikush ka ndonjë ide të mirë, le t’ja dërgojë, shpërblim i majmë nuk do të mungojë, kjo është e sigurtë, po a e gjeni dot, se si iket tashmë në majë të gishtave?
Kjo është çështja e sotme e KM-së, por e shqiptarëve…
Publikuar në 360 Gradë- Lojra të rrezikshme pushteti dhe KM-ja në çarkun e vetngritur…
Të fundit
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03