Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zheji rendit katër arsye: Torturimi me gaz i protestuesve u urdhërua nga ministri Lleshaj
Analisti Artur Zheji shprehet i indinjuar me sjelljen e Policisë së Shtetit kundër protestuesve. Në një editorial me titullin: “U krye një krim publik zoti Lleshaj: Tortura me gaz, kundër të drejtës për të protestuar!”, të publikuar në ‘Ora News’, ai akuzon ministrin e Brendshëm Lleshaj si urdhëruesin e hedhjes së gazit lotsjellës mbi qytetarët.
Zheji i kërkon ministrit të jetë më vigjilent, pasi protestuesit nuk jane armiku i tij dhe kurrsesi nuk meriton një ndeshkim të tillë ndërkohë që rendit edhe katër arsye se pse po sillet në ketë mënyre ndaj popullit që e paguan për t'a mbrojtur dhe jo sulmuar.
“Mendoj se sot, së paku moralisht, ju zoti Lleshaj, i humbët përgjithmonë gradat e djersitura të Gjeneralit, që mbani diku në sirtar, qëkurse u veshët me teshat civile të ministrit dhe helmuat me qëllim torturën dhe vuajtjen, popullin tuaj, që ushtronte të drejtën kushtetuese të Protestës!”, përfundon Zheji.
Editoriali i plotë:
Sigurisht që urdhërin për të lëshuar gaz të shumtë, në disa seanca të përsëritura, kundrejt protestuesve që po qëndronin paqësisht dhe me flamur kombëtar, përpara Kuvendit të Shqipërisë, e keni dhënë ju zoti Ministër!
Por unë nuk dua ta besoj, ose më saktë nuk do të doja ta besoja. Sepse pikërisht kur gazi u derdh mbi shqiptarët që nuk e mendojnë si ju, por që janë shqiptarë po aq sa ju, ata, ishin më paqësorë se asnjë çast tjetër të asaj proteste.
Kjo do të thotë se gazi, u përdor si torturë dhe si ndëshkim masiv, thjesht sepse, ata po protestonin kundër kryeministrit tuaj dhe kundër qeverisë ku ju bëni pjesë. Kjo ndoshta ju, që e mendoni ndryshe nga ata, por keni pushtet, policë, pushkë e gaz, mund tju ketë lënduar dhe revoltuar në brendësi.
- Ndoshta ju, si ministër, si ish anëtarë e kryetarë bordesh të rëndësishme, ndoshta ju pra, po përjetoni pjesën më të bukur të jetës suaj dhe të karjerës që keni ëndëruar, që kur u veshët me uniformë ushtarake për herë të parë.
- Ndoshta ju dëshironi me gjithë shpirt që të qëndroni ministër për një kohë sa më të gjatë, të jepni urdhëra dhe të ndjeheni i rëndësishëm, kjo është padyshim një ndjesi e bukur në jetën tuaj personale, që dukshëm ju ka magjepsur dhe ju bën tashmë të pandjeshëm ndaj njerzve.
- Ndoshta ju, në këtë kohë krize, ndjeheni, fill pas shefit tuaj që ju besoi kaq shumë, njeriu më i begenisur i kësaj qeverie mjerane dhe kjo ju jep një gjumë plot ëndra dhe një zgjim mëngjesor nën tingujt e një burie imagjinare triumfuese!
- Një ish rekrut i thjeshtë me plot ëndra në sirtar, bëhet gjeneral dhe më pas, ish rekruti, është sot ministri i rëndësishëm, që komandon mijëra e mijra vetë, që ndiqet nga kamerat e televizionet si një yll kinemaje, e plot gudulisje sedre si këto, në një moshë kur ndoshta e kishit humbur shpresën se mund të vinte një ditë e tillë, edhe për ju…
Dhe nuk ju zgjon më në mëngjes, prej shumë kohësh buria e ashpër e zgjimit në kapanon, por tringëllima me variacione e celularit, mbushur me sms-ëra kryeministrore. Të gjitha këto, ti gëzoni zoti gjenaral e ministër Lleshaj, por në emër të këtyre miklimeve, ledhatimeve të sedrës apo të përfitimeve të tjera, nuk keni të drejtën të helmoni mijëra njerëz me gaz të rëndë dhe të merrni në shënjestër të gazit, të varfërit e popullit tënd, deputetët e vendit tënd, mediat shqiptare në krye të detyrës, fëmijët e shumtë që barisin si pjesëmarrës apo si kureshtarë në rradhët e protestuesve.
Ajo që ndodhi në datën 13 Prill 2019, ishte një goditje ndëshkuese me gaz nga policia e shtetit! Ishte një goditje për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje, pa asnjë shkak dhe detyrim operacional. Permimetri i Kuvendit, ndryshe nga perimetri i Aeroportit të Rinasit, ku u grabitën ditën për diell 10 milionë euro, ishte i sigurtë, i paprekur dhe aspak nën sulmin e protestuesve. Dhatë pra, ju zoti Lleshaj, një urdhër krejt antiligjor, ndëshkues dhe torturues, ndaj mijëra njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur, madje më pas, patët edhe hipokrizinë të akuzonit se shkaku ishin ata dhe maskat e tyre.
Gjithsesi, unë ju falenderoj për këtë veprim që bëtë, sepse ju zoti ministër, me këtë akt, themeluat shtetin e ri policor të vitit 2019 dhe bëtë edhe më të dukshme se jeni i gatshëm të urdhëroni ose të jepni edhe vetë, urdhëra kundra popullit, që ju paguan mirë dhe shtrenjtë, që ta mbroni dhe jo ta sulmoni!
Populli nuk është armiku juaj, zoti Lleshaj, ndërsa ju, kryet një vepër të vullnetshme ndëshkimi të paramenduar ndaj tij. Mendoj se sot, sëpaku moralisht, ju zoti Lleshaj, i humbët përgjithmonë gradat e djersitura të Gjeneralit, që mbani diku në sirtar, qëkurse u veshët me teshat civile të ministrit dhe helmuat me qëllim torturën dhe vuajtjen, popullin tuaj, që ushtronte të drejtën kushtetuese të Protestës!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38