Flash News

KRYESORE

Zheji: Xhafaj nuk u dorëhoq, ishte shantazh; Dy operacionet e bujshme e çuan drejt largimit

Zheji: Xhafaj nuk u dorëhoq, ishte shantazh; Dy operacionet e bujshme e

Analisti dhe gazetari Artur Zheji ka komentuar largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Largimi i tij nga kjo detyrë u njoftua mëngjesin e një dite më parë nga kryeministri Edi Rama, por pa dhënë asnjë shpjegim pse erdhi ky vendim.

Në një intervistë për ‘Ora News’, Zheji e komenton largimin e Xhafajt si një shantazh nga Rama, sipas tij pasi dolën në dritë përgjimet që implikonin kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, si dhe zbulimin e laboratorit të heroinës në Has.

“Unë mendoj që nuk ishte një dorëheqje, ishte një shantazh. Nuk është meritë e opozitës, por është meritë e konflikteve të brendshme brenda PS. Unë mendoj që është vënë një mekanizëm shumë i fortë në lojë, sepse kjo vërteton edhe njëherë atë që Fatmir Xhafaj ka patur një mbështetje ndërkombëtare të fortë qoftë nga SHBA, qoftë nga Brukseli dhe ka vepruar pavarësisht problemeve familjare, çështja e vëllait. Por unë nuk gjykoj këtë pjesë, unë gjykoj pjesën e punës që ai ka bërë si ministër. Pjesa e punës që ai ka bërë si ministër është një punë reparatore. Pra nëse Shqipëria ishte e përfolur në hartën e vendeve kanabiste më të fuqishme të Evropës, zoti Xhafaj e përktheu atë në një përmbajte. Nuk po them se është një betejë e fituar, por është një betejë e luftuar dhe mbi të gjitha kam përshtypjen se shkarkimi i Xhafajt erdhi nga dy operacione, nga zbulimi i laboratorit të heroinës në Has, si dhe nga zbulimi i përgjimeve të Vangjush Dakos.

Avancimi i Xhafajt dhe bashkëpunimi me autoritetet gjermane, arrestimet e bandës së Shijakut e daljet e përgjimeve e bëri Ramën që të mos ketë mundësi tjetër, sepse është e pashmangshëm që një ministër i Brendshëm që nuk kontrollohet në mënyrë patologjike nga kryeministër, nuk mund të rrinte në atë vend”, u shpreh Zheji.

Të fundit